Arrestohet çifti shqiptar në Itali, roli që kishin në trafikun e drogës - Bota Sot
Arrestohet çifti shqiptar në Itali, roli që kishin në trafikun e drogës

Diaspora

E hënë, 21 maj 2018

Arrestohet çifti shqiptar në Itali, roli që kishin në trafikun e drogës

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 12:11
Ilustrim

Një shqiptar dhe gruaja e tij janë arrestuar në Itali në kuadër të një operacioni anti-drogë në Bolonja.

Në pranga ka përfunduar Ylli Seferi, 46 vjeç dhe gruaja e tij Valbona Qemalli, 45 vjeçe, pasi ishin arratisur gjatë një operacioni anti-drogë në 31 janar ku ishin lëshuar 21 urdhër-arreste për pjesëtarët e dy organizatave të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Dy shqiptarët ishin pjesë e një grupi me bazë në Castellarano dhe luanin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës, njoftojnë mediat italiane.

Sipas hetuesve 46-vjeçari ishte kreu i organizatës dhe në marrëveshje me furnitorët e kokainës nga Holanda caktonte çmimet dhe kishte kontakte me kreun e një tjetër grupi për trafikun e hashashit.

Arrestimi i çiftit shqiptar erdhi pas gjurmimit të telefonit kur po shkonin në Brennero. Gjatë kontrollit policia italiane gjeti dhe sekuestroi rreth 60 mijë euro.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test