Shoqata kulturore- dhe sportive Dardania dhe shqiptarët në qytetin e Borås të Suedisë krenar me Fatmir Bajramaj!

Diaspora

Shoqata kulturore- dhe sportive Dardania dhe shqiptarët në qytetin e Borås të Suedisë krenar me Fatmir Bajramaj!

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 19:14
Fatmir Bajramaj

Në mesin e shqiptarëve që jetojnë në Suedi të cilët dallohen në sporte të ndryshme është edhe Fatmir Bajramaj i cili jeton dhe vepron në qytetin Borås i cili dallohet në Teakwon-do.

Fatmir Selim Bajramaj, u lind në vitin1979 në fshatin Lubozhdë në komunen e Istogut. Ishte 13 vjeqar kur erdhi në Suedi së bashku me prindër dhe vëllëzër në vitin 1993.

Ka mbaruar shkollimin fillor dhe atë te mesem. Ka punuar si zjarrfikës 7 vite ndersa tani punon si kryepunëtor në fabriken e Volvos në prodhimin e shasive të autobusve.

Qe nga  viti 1994 deri në vitin 1998 ka ushtruar sportin e shkathëtësisë Teakwon-do.

Ne vitin 1998 u regjistrua në një klub Teakwon-do në Borås dhe pas dy muajve mori pjesë në gara ku fitoi titullin i treti. Gjatë kësaj kohe Treneri e zbuloi qe kishte talent dhe potencial të shkelqyeshem në sportin e shkathtësive, e nxiti te ushtroi dhe te merrë pjesë aktive në gara të ndryshme! Në vitin 2004 u gradua me shiritin e zi.

Në vitin 2005 ka ndjekur mesimet për instruktor(trajnim për udhëheqes) në Teakwon-do. Prej vitit 2003-2008 e ka udhëhequr klubin e vetë (Jung Moo Kwan)Teakwon-do në Borås.

Prej vitit 2014 e udhëheq klubin Teakwon-do në Marks Kommun (Marks Taekwon-do Klubb) i cili numron 90-100 antarë  te ndarë në dy grupmosha:  6-12 vjet dhe mbi 13 vjet. Fatmiri e ndjen veten shumë krenar që e udhëheq klubin me talenta si Arvid Stidell dhe Agon Avdiu.

Me datë 28 Nentor 2015,Fatmiri u bë kampion i Suedisë në Teakwon-do deri në 80+ Kg.

Tani pas 20 vite ushtrime pa u ndal e mori (Coch)-licencen per tërë Evropen dhe treneri i mirënjohur Felix 7 DAN e gradoi Fatmirin me shiritin e katert te zi (4 Dan). 

Deshira e Fatmirit është qe ti ndimoi Taekwon-dos nga Kosova për një bashkëpunim me klubin e tijë në Suedi dhe Evropë.

Teakwon-do është Art Korean ushtarak pa armë që kërkon disciplinë  të lartë dhe koncentrim si  fizik- dhe atë mendor, i cili karakterizohet me përulësi dhe punë te vështirë.

Fatmiri është i veqant. Njihet me urtësi, është shumë i afert dhe i lehtë për të komunikue.Është shumë i përpikt në punë dhe detyra që i parashtrohen.

Është një person shumë i rendësishem dhe i dobishem  për shoqaten Dardania por edhe për shqiptarët e Boråsit. Te gjithë e njohin dhe e duan Fatmirin. Ai ushtroi edhe fëmijet e shoqates Dardania.

Fatmiri është antar i kryesisë dhe përgjegjes për sport i shoqates kulturore dhe sportive Dardania në Borås.

Shoqata shqiptare Dardania në Borås të Suedsië me ardhjen e Fatmirit në kryesi përfitoi një djalë shumë të vyer, të ditur më shumë ide dhe kulturë përparimtare. Është shembull për të tjerët!

Mund ta kontaktoni:

Fatmir Bajramaj

Nr. i tel. +46737 773675

[email protected]

Muharrem Binaku

Shoqata shqiptare Dardania,Borås,Suedi

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat