Suedi, shqiptari vret me sëpatë vajzën e gruas, dënohet me burg përjetë

Diaspora

Suedi, shqiptari vret me sëpatë vajzën e gruas, dënohet me burg përjetë

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 22:12
Durim Lumi

Një burrë 36 vjeç shqiptar është dënuar me burg të përjetshëm pasi ka vrarë vajzën e gruas së tij. Durim Lumi ka goditur disa herë në kokë vajzën e gruas, e cila ka ndërruar jetë pasi ka qëndruar disa ditë në spital. Në nëntor të vitit 2017, gjykata e ka dënuar me 18 vjet burg, kurse tani Gjykata e Apelit në Suedinë Perëndimore e ka ndryshuar vendimin dhe e ka dënuar me burg përjetë.

Lumi e ka goditur të renë 21 vjeçe në qytetin e vogël të Sunne më datë 21 maj 2017 duke e qëlluar disa herë në kokë më sëpatë. Motra e viktimës ka thënë atëherë në spital se e reja kishte shumë gjakderdhje nga hunda. Shtetasi shqiptar u arrestua menjëherë pas krimit.

Nuk është dhënë ndonjë arsye për krimin, por është thënë se ka pasur një konflikt. Nëna e vajzës kishte disa vite që ishte martuar me Durim Lumin, kurse nga ana e gjykatës është thënë se ky ishte një “ekzekutim i pastër”.

Prokurori Svensson u shpreh se ky ishte një ekzekutim i pastër dhe se shqiptari ka menduar vetëm për t’a vrarë, me një gjakftohtësi të tmerrshme. Gjykata e Apelit ka dhënë këtë argumentim në lidhje me vendimin: “Dhuna e ushtruar në vrasje ka qenë brutale. Durim Lumi ka qenë mizor në veprimet e tij”. Shqiptari kishte qenë edhe më herët i dënuar për një krim që kishte kryer në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat