Kapen me 68 kg drogë, në pranga një shqiptar dhe një grek

Diaspora

Kapen me 68 kg drogë, në pranga një shqiptar dhe një grek

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar nga autoritetet e policisë finje gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes, në aksin që lidh doganën e Qaf Botës me Igumenicës.

Sipas Policisë së Igumenicës, ka qenë një informacion në departamentin e anti-drogës së Epirit që bënte fjalë për transport të lëndëve narkotike.

Prej verifikimeve, rezultoi se dy të arrestuarit, përkatësisht 37 dhe 27 vjeç, po transportonin me një makinë të marrë me qira prej shtetasit grek, sasinë prej 68 kg kanabis.

Policia tha se ne momentin e arrestimit 27-vjeçari shqiptar, ndodhej në vendin e pasagjerit, ndërsa 37 vjeçari grek drejtonte automjetin.

Nga të dhënat e para hetimore rezulton se dyshja do ta dërgonte lëndën narkotike në Athinë, ku edhe do ta shpërndanin atë me pakicë.

Droga dhe celularet e përdorura për trafikimin e lëndës narkotike u sekuestruan, ndërsa gjykata vendosi t’i lërë në burg deri në përfundimin e hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat