85-vjeçarja shqiptare bëhet italiane, komunari: Na duhen njerëz si Ismetja

Diaspora

85-vjeçarja shqiptare bëhet italiane, komunari: Na duhen njerëz si Ismetja

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 06:20
Ismetja dhe Andrea Mombert

Kjo zonjë që shikoni në foto është gjyshe Ismetja nga Shqipëria. Ajo ka marrë shtetësinë italiane në moshën 85-vjeçare dhe është shumë e lumtur për këtë fakt.

Gjyshja kujton se kur ishte e vogël, në Shqipëri, ka parë se si nazistët i vranë të atin, sepse ai strehonte ushtarët italianë, të cilët mundoheshin të shpëtonin kokën në atë periudhë.

Sipas “Albanesi in Italia”, nga ai moment e në vijim, Ismetja kishte vetëm një ëndërr të madhe: të bëhej italiane.

Dhe siç duket, gjithçka u bë realitet. Ka qenë vetë nënkryetari i komunës së Saluzzo-s, Andrea Momberto, ai që i ka dhënë pasaportën të moshuarës.

Ismetja jeton prej 14 vitesh në Itali, ndërsa Andrea shkruan për këtë rast:

Sot pata kënaqësinë të firmos aktin që e bën qytetare të këtij vendi. Një vend që ka shumë nevojë për njerëz si Ismetja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat