Qëllohet disa herë me thikë shqiptari në Firence, në gjendje të rëndë

Diaspora

Qëllohet disa herë me thikë shqiptari në Firence, në gjendje të rëndë

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 16:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shqiptar është qëlluar disa herë me thikë në shpinë nga një tjetër shqiptar, në mes të qytetit të Firences.

Emri i shqiptarit ende nuk është bërë i ditur. Mësohet se ai, disa prej goditjeve i ka marrë afër zemrës, dhe momentalisht ndodhet në spitalin e “Careggi” në gjendje të rëndë.

Sulmuesi është larguar ndërsa i plagosuri mësohet se kishte shkuar deri në një pikë karburanti ku kishte kërkuar ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat