Një 42-vjeçar shqiptar ka përfunduar sot në prangat e Policisë së Follorinës.
Ky i fundit ishte arratisur në vitin 2016 nga burgu i Tyrnos në Greqi.
Mediat greke raportojnë se shtetasi në fjalë ka tentuar të hyjë në shtetin fqinj nga pika e kalimit kufitar në Krystallopigi.
Raportohet se 42-vjeçari ishte dënuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Ende nuk bëhet me dije identiteti i tij.