Afaristi tetovar Lazim Destani takoi ministrin e diasporës, Pandeli Majkon - Bota Sot
Afaristi tetovar Lazim Destani takoi ministrin e diasporës, Pandeli Majkon

Diaspora

E shtunë, 23 qershor 2018

Afaristi tetovar Lazim Destani takoi ministrin e diasporës, Pandeli Majkon

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 23:33
Destani dhe Majko

Afaristi nga Tetova, Lazim Destani sot në zyrat e kompanis në Dyzeldorf është takuar me ministrin e diasporën Pandeli Majkon, informon portali “tetova1”. Ja çfar shkruan në faqen e tij në facebook Destani:

Në zyrat tona në Dyzeldorf, sot pata kënaqësinë ta pres për vizitë Ministrin e Shtetit për Diasporën, z.Pandeli Majko, i cili së bashku me ekipin e tij gjendet për një vizitë pune në Gjermani.

Ishte ky një takim i këndshëm ku diskutuam në përgjithësi mbi potencialet e zhvillimit ekonomik dhe në veçanti, mbi kapacitetet turistike të Shqipërisë, duke theksuar iniciativat që do të ndihmojnë për tërheqjen e investimeve të huaja.

Gjatë këtij takimi duke shfrytëzuar nga rasti, Ministrin Majko e njoftuam me aktivitetet dhe projektet e rrjetit ndërkombëtar të kompanive tona ND Group, dhe gjithashtu të kompanisë Ecolog-International e cila prej vitesh është ndër kompanitë udhëheqëse në mega projekte për shërbime teknike, logjistike, infrastrukture, etj.

Pas bisedave tona të ngrohta e vëllazërore, e falënderova z. Majko për këtë vizitë duke e vlerësuar lart rolin e Ministrit të Diasporës në mbështetjen dhe sensibilizimin e kapaciteteve të shumta të diasporës shqiptare gjithandej nëpër botë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test