Skafi me drogë në Greqi, kush është shqiptari i arrestuar

Diaspora

Skafi me drogë në Greqi, kush është shqiptari i arrestuar

Më: 1 mars 2018 Në ora: 16:44
Dritan Jorgji

Sekuestrimi i 424 kilogramëve kanabis sativa nga policia greke, pas bllokimit të një skafi në plazhin e Platarias në Igumenicë, ka vënë në pranga një shqiptar.

Mësohet se skafisti i arrestuar është 42-vjeçari sarandjot Dritan Jorgji, i njohur ndryshe si “Tan Zimani”.

Jorgji u kap teksa tentonte të nxirrte drogën nga gomonia dhe ta hidhte në breg.

Operacioni u krye nga policia shqiptare dhe ajo greke, ku ka qenë pala shqiptare ajo që ka sinjalizuar për gomonen e ngarkuar me drogë, mesnatën mes të mërkurës dhe të enjtes.

Brenda në gomone u gjetën 36 pako me kanabis, me peshë totale 424 kilogramë.

Aktualisht hetimet janë në vijim, për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë tentativë trafikimi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat