Më 5 Mars hapet Konsullata e Kosovës në Finlandë

Diaspora

Më 5 Mars hapet Konsullata e Kosovës në Finlandë

Më: 4 mars 2018 Në ora: 07:07
Konsullata e parë e nderit do të hapet në Finlandë më 5 mars.

Konsullata e parë e nderit do të hapet në Finlandë më 5 mars.

Konsull nderi u shpall Jouni Lehtimäki.

Adresa ku do të hapet Konsullata e nderit është në Pori, në rrugën Mikonkatu 12 A.

”Qeveria e Kosovës do të angazhojë dy nëpunës në vitin e ardhshëm në qytetin Pori”, deklaroi Jouni Lehtimäki, konsull nderi.

Ndër aktivitetet e para të kësaj konsullate do të jetë pajisja e qytetarëve kosovarë me pasaportë dhe viza.

Deri më tani këto shërbime për qytetarët e Kosovës janë kryer në Stokholm.

Bëhet e ditur se në Finlandë jetojnë mbi 12000 shqiptarë nga Kosova.

Konsulli i nderit, menjëherë bëri të ditur aktivitein e parë Kosovë-Finalndë, në fushën e kulturës, ku Trupa e Baletit të Kosovës do të paraqitet me një program artistik në Tampere, Turku dhe Helsinki.

Tutje, konsulli i nderit të Kosovës, Jouni Lehtimäki, premtoi so do të ketë bashkëpunim edhe më të ngushtë mes Kosovës e Finlandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat