Shqiptari tenton t'i shpëtojë policisë, përplas makinat - Bota Sot
Shqiptari tenton t'i shpëtojë policisë, përplas makinat

Diaspora

E mërkurë, 22 gusht 2018

Shqiptari tenton t'i shpëtojë policisë, përplas makinat

Më: 10 mars 2018 Në ora: 13:43

Greqi, arrestohet në afërsi të Kosturit një shtetas shqiptar, i cili akuzohet për trafik droge. 

Shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, iu gjet në makinë një sasi prej 54,4 kg kanabis. 

Në përpjekje për t'i shpëtuar patrullës së policisë, 47 vjeçari përplasi mjetin e tij me dy makina të policisë. Pas verifikimeve rezultoi se në maj 2017 ai kishte dalë me leje nga burgu i Patras dhe nuk ishte kthyer më. 

Mësohet se bashkë me të ka qenë edhe një shqiptar tjetër,  i moshës 43 vjeç, i cili ka mundur të largohet dhe tashmë është shpallur në  kërkim. 

Identiteti i 43 vjeçarit gjithashtu nuk është bërë  ende i ditur.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test