Presidenti Ilir Meta dekoron ministren Elizabet Rehn me "Urdhrin e kalorësit të Skënderbeut" - Bota Sot
Presidenti Ilir Meta dekoron ministren Elizabet Rehn me "Urdhrin e kalorësit të Skënderbeut"

Diaspora

E martë, 25 shtator 2018

Presidenti Ilir Meta dekoron ministren Elizabet Rehn me "Urdhrin e kalorësit të Skënderbeut"

Më: 14 mars 2018 Në ora: 00:46
Foto nga vendi i ngjarjes

- N'emër të Presidentit Urdhrin e dorëzon Konsullja e Përgj. e Nderit e Shqipërisë në Finlandë, Dr. Liliana Verdha -

- Ambasadori Pyykkö: "tani do të hapen negociatat me BE-në"-

HELSINKI, 12.3.2018 (NewsDesk) - Konsullja e Përgjithshme e Nderit e Shqipërisë në Finlandë, Dr. Liliana Verdha, organizoi sot një Ceremoni për dorëzimin e "Urdhërit të Kalorësit të Skënderbeut", akorduar Ministres Elisabeth Rehn nga Presidenti Ilir Meta.

Duke përcjellë përshëndetjet e Presidentit Meta, Konsullja Lili Verdha falenderoi edhe një herë Ministren Rehn për mbështetjen e saj ndër vite ndaj luftës për pavarësi të shqiptarëve të Kosovës, për mbrojtjen e vazhdueshme të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në trojet e veta në Ballkan, si dhe për mbështetjen e gjithanshme dhënë shqiptarëve me banim në Finlandë. Po kështu, Konsullja Verdha falenderoi edhe gjithë të pranishmit për kontributin e tyre në forcimin e marrëdhënieve Finlandë - Shqipëri.

Nga ana e saj, Ministrja Elizabet Rehn falenderoi Presidentin Ilir Meta për vlerësimin e bërë. Me këtë rast ajo i dorëzoi Konsulles së Përgjithshme të Nderit një Letër Falenderimi për Presidentin (shih në materialet bashkangjitur). Gjatë Fjalës së vet ajo tregoi disa kujtime nga bashkëpunimi me Presidentin Ibrahim Rugova dhe drejtues të tjerë shqiptarë të Kosovës në vitet e luftës për pavarësi, si dhe nga përplasjet me Millosheviçin për të drejtat e shqiptarëve në Ballkan.

Në Ceremoni folën shkurtimisht edhe disa nga të pranishmit. Ambasadori Pyykkö e falenderoi Ministren Rehn, duke u shprehur se "kontributi (i saj) në Rajonin e Ballkanit përbën një bazament të mirë për punën time si Ambasador, sidomos tani që do të hapen edhe negociatat e BE-së me Shqipërinë".

Ceremonia kaloi në një atmosferë mjaft të përzemërt dhe miqësore. Të pranishmitshijuan edhe disa delikatesa ofruar nga Riitta dhe Lili.

Image

Në foton grup marrë nga Nelli Mikkola, specialiste e Deskut të Shqipërisë në Drejtorinë e Evropës Jug-Lindore në Ministrinë e Jashtme të Finlandës, nga e majta në të djathtë janë:

1.- Markku Lampinen - Drejtor i Drejtorisë së Evropës Jug-Lindore, Ministria e Jashtme
2.- Juha Pyykkö - Ambasador i Finlandës në Shqipëri
3.- Matti Viljanen - President i Klubit (patriotik) Finlandez, zv/kryetar i Shoqatës "Miqtë e Shqipërisë në Finlandë"
4.- Markus Aaltonen - Senator, biznesmen, Anëtar Nderi i Shoqatës së Miqësisë
5.- Martti Enäjärvi - President i Ligës së Shoqatave "Paasikivi" (ku aderojnë të gjithë personalitetet më të larta finlandeze: presidentët, kryeministrat, VIPat etj.)
6.- Veronica Rehn-Kivi - deputete në Parlament (Partia Suedeze), vajza e E. Rehn
7.- Elisabeth Rehn - Ministre, Kryetare Nderi e Shoqatës së Miqësisë (11/2003)
8.- Lili Verdha - Konsulle e Përgj. Nderi
9.- Kimmo Kivelä - deputet në Parlament (Grupi Blu), kryetar i Grupit parlamentar të Miqësisë me Shqipërinë
10.- Veli-Matti Hynninen - Emeritus Ipeshkv luteran, historian, gazetar
11.- Riitta Antinmäki - "Mjeshtre e biznesit" (titull honorifik nga Presidenti), presidente e Fondacionit të Biznesit si edhe Kryetare e Shoqatës Miqtë e Shqipërisë në Finlandë

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test