EMRAT/ Shkatërrohet një tjetër grup kriminal në Itali, arrestohen 2 shqiptarë

Diaspora

EMRAT/ Shkatërrohet një tjetër grup kriminal në Itali, arrestohen 2 shqiptarë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 15:59
Policia italiane

Policia italiane ka goditur ditën e sotme një tjetër grup trafikantësh droge, duke arrestuar 11 persona, ku mes tyre kidhte dhe shqiptarë.

Dy shqiptarët e arrestuar janë të identifikuar si  Elio Cela 31 vjeç dhe Marigen Abdurramani 38 vjeç, shkruajnë mediat në Itali.

Akuza ndaj tyre është trafik droge e tipit kokainë, e marijaunë si dhe armëmbajtje pa leje.Operacioni i koduar “Sta senz’ pensier” ka zbardhur se kjo organizatë trafikonte drogë në rajonet e Kampanjës, Abruzzo e Marke. Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 kg kokainë, 4 kg hashash, 1 kg marijaunë, disa gramë metanfetamina , 9 590 euro cash, një pistoletë me numër kalibri të fshirë e 230 lumba të kalibrave të ndryshme.

Image

Lënda narkotike tafikohej me automjete të vogla nga rajoni i Kampanjës në Abruzzo e Marke e më pas shpërndahej në lokalet e natës të frekuentuara sidomos nga të rinjtë
Shqiptarët e arrestuar janë rezidentë në Itali.

Marigen Abdurramani në komunë e Martinsicuro, në rajonin e Aruzzos, ndërsa Elio Cela në Grottammare në provincën e Ascoli Picenos në rajonin Marke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat