Itali, shqiptari qëllohet me armë në kokë

Diaspora

Itali, shqiptari qëllohet me armë në kokë

Më: 18 mars 2018 Në ora: 12:19
Ilustrim

Një shqiptar në Itali ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë pasi u qëllua me armë zjarri në kokë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një fermë në Borgo Cervaro, disa kilometra larg Foggi. I plagosuri është Mustafa Hasi, 66 vjeç, sipas mediave italiane.

Pronari i fermës ku ndodhi ngjarja lajmëroi menjëherë policinë sapo dëgjoi të shtënat me armë dhe konstatoi shqiptarin e shtrirë përtokë. 66-vjeçari ndodhet i shtruar në spital dhe pritet që t’i nënshtrohet një operacioni delikat.

Ndërkohë, policia italiane është duke hetuar mbi këtë rast dhe po merr në pyetje banorët e zonës ku ndodhi plagosja. Për momentin nuk ka ende asnjë pistë hetimi rreth shkaqeve të mundshme të kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat