“Baroni i drogës”/ Kush është Met Kanani, shqiptari i arrestuar në Turqi

Diaspora

“Baroni i drogës”/ Kush është Met Kanani, shqiptari i arrestuar në Turqi

Më: 22 mars 2018 Në ora: 19:31
Met Kanani

11 shqiptarë përfunduan sot në pranga pas sekuestrimit të 1.1 ton drogë në Turqi. Kreu i bandës së hashashit, ose i njohur si “baroni i drogës” është shqiptari Met Kanani.

Ky i fundit ndodhej në majën e një kodre nga ku mbikëqyrte operacionin e transportit të drogës që po zbarkonte në Bodrum.

Kanani është vënë tanimë në hetim në lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës, në një rrjet që kishte lidhje me qytete si Mugla, Stamboll Milas.

Rreth të shkuarës së Met Kananit nuk ka të dhënë të shumta.

Hera e fundit që përmendej emri i Met Kananit në një operacion policor ishte 29 nëntori, gjatë një operacioni të policisë greke në Detin Egje.

Në atë operacion pati përplasje mes bandave dhe policisë greke. Të dyshuarit që ndodheshin në një anije lundrimi, ku asistuan edhe helikopterë, u dorëzuan pasi i la në baltë karburanti.

Asokohe është raportuar se policia greke kapi në këtë operacion një ton prej 300 kilogramë kanabis të llojit skunk , por në mesin e të prangosurve nuk ishte Met Kanani.

Shqiptari dyshohet se është futur në Turqi përmes drogës që transportonte në jahte. Prej 6 muajsh ai ishte nën hetim nga policia. Blutë në Turqi nisën dyshimet rreth tij pas kapjes së një ngarkesë të madhe në det, në kufi me Greqinë.

Baroni i drogës Met Kanani ka pasur një rol kyç në rrugën ballkanike të trafikut të drogës. Mësohet se droga që vinte nga Afganistani, Irani, Turqia përmes Detit të Zi shpërndahej në Evropë përmes rrugëve ballkanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat