Hiqeshin si punëtorë domatesh! Policia prangos 3 trafikantët shqiptarë të kokainës

Diaspora

Hiqeshin si punëtorë domatesh! Policia prangos 3 trafikantët shqiptarë të kokainës

Më: 23 mars 2018 Në ora: 11:20
Ismet Totrakun, 32 vjeç, Dasshnor Toskun, 30vjeç dhe Elis Rustamin, 28 vjeçar

Tre shqiptarë janë arrestuar nën akuzën e trafikut të kokainës në Vittoria të Italisë, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim si pjesë e bandës.

Fjala është për Ismet Totrakun, 32 vjeç, Dasshnor Toskun, 30vjeç dhe Elis Rustamin, 28 vjeçar. Të tre këta shtetas me origjinë nga Shqipëria hiqeshin si punëtorë në një serë domatesh në Itali.

Madje policia ka arritur që dhe përmes përgjimeve të vërtetojë dhe zbulojë të gjithë skemën e trafikantëve shqiptarë. Në njërën prej përgjimeve trafikantët shpreheshin se me ardhjen e pranverës do të kishte një bum shitjes, duke nënkuptuar këtu jo domatet, por kokainën. Drogën shqiptarët e shisnin në Itali, pork a të dhëna se kokaina e tyre shkonte madje edhe deri në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat