Kontraste ballkanike të botës shqiptare

Diaspora

Kontraste ballkanike të botës shqiptare

Nga: Baki Ymeri Më: 24 mars 2018 Në ora: 16:20
Kopertina e librit

E përjavshmja bukureshtare “Shqiptari”, që e botonte Nikolla Naço para 130 vitesh, në ballinë vjen me një porosi biblike: Godit të të hapin/ Thirrë të të dëgjojnë/ Kërko të të japin/ Ndritu që të jesh/ Duaj që të mundesh/ Puno që të kesh! Në faqet e para të numrave të parë, tribuna kombëtare e shoqërisë “Drita” hapet me dy shtylla: Letëra e Florinjtë dhe Letëra e Zezë, në të cilat lartësohen atdhetarët dhe fshikullohen tradhëtarët, fajtorët, prishësit e shoqërisë e të njerëzisë, njerëzit me shpirt të vogël që u shërbejnë interesave të poshtra e të turpshme. Pse dalim në shesh me këto kontraste respektive? Sepse i panumërt është numri i mëmëdhetarëve tanë që adhurojnë “Shqiptarin” e ditëve tona, madje edhe i atyre që e porosisin për t’i nderuar me nga një numër me 50 faqe në kolor, me fotografi dhe tekste letrare e atdhetare. Vetëm katër vetë na e hëngrën hakun: Tahir Shabani nga Parisi që e porositi dhe s’e pagoi botimin, një farë Zymer Kuqaj nga Suedia, dhe dy poetesha: Dijana Toska, poetja e politizuar e Çairit të Shkupit dhe Vjollca Pasku e Gjermanisë. Pse? Sepse nuk e kanë shfletuar as Biblën dhe as Kuranin. Tahiri përfaqëson shoqatën e miqësisë së Francës me botën shqiptare, kontakton ministra dhe ambasadorë me të njëjtin kostum, dhe nuk e fut dorën në xhep për të dëshmuar se është mbret! Ta jep kush vallë një çokolladë apo pako me cigare pa pare në shitore? Kështu qëndron puna edhe me kungujt e botës shqiptare të fshikulluar në pjesën e parë të këtij pamfleti.

Letra e zezë me vërejtje konstruktive

Shqiptarët kanë para për dasma dhe për shtëpi, por nuk kanë para për libra e dituri! (G. Pllana). Shefket Ahmeti thekson: Ashtu e kam thënë edhe unë! Unë kam bërë shumë vepra artistike, por kur vjen puna të bëjmë pazar u duket shtrejtë dhe unë ua përplasi në fytyrë, duke iu thënë se shqiptarët nuk e njofin vlerën e artit.  500 deri 1.000 euro ia fut këngëtares në gji dhe i dehur me dy bira vazhdon deri në mëngjes duke pirë e duke i dhënë para këngëtares apo kamerieres, dhe kur vjen puna të bëjë një vepër artistike në kopshtin e vet, i dhimbsen paratë. Këtë ma ka thënë edhe Mejremja nga Zvicra, ndaj mos të çuditemi pse injorantët u japin nga njëmijë Like bukurosheve që s’kanë bërë asgjë për kulturën e kombin, dhe vetëm nga nja 20 like shkrimtarëve! Si Ju duket ky mendim i pa/pjekur?

 Një mëmëdhetare nga perëndimi na shkruan: “Thonë se bashkëshorti i sopranos më të famshme shqiptare, ka para por s’do! Faktikisht, ata që shkapërderdhin eurot nëpër lokale publike, janë injorantët dhe ata që kanë xhiro të pista. Sepse një person i rregullt, eurot mund t’i investojë tek familja, dhe nëse do kishin humanitet, do të ndihmonin familjet e varfëra ose individët me vështirësi ekonomike. Është dukuri e shëmtuar kur injorantët e djallëzuar hedhin lekun e fundit nëpër lokale ordinere. Vebi Voka: Hahahaaa! Po ti nuk e din se shqiptari don lekë dhe femra të bukura! Nuk ështe e rastësishme kjo situatë ku jemi sot. Po të kishim qenë ndryshe, edhe ne shqiptarët do të ecnim paralelisht me shtetet Europiane. A nuk u binde se anadollakët tanë më shumë rëndësi u japin xhamive se sa shkollave dhe Universiteteve! Ua ke bërë shumë mirë dhe të lumtë! H. A.: Bash ashtu është. Fatkeqësisht! Fishta i madh ka shkruar shumë për ne, por më kot se s’mbushen me mend shqiptarët!

Turp e turp dhe turp edhe për likuidimin e Ballit Kombëtar në Kosovë nga kriminelët e stalinizmit shqiptar të Ramiz Alisë dhe ish-padronit të tij që e dekoroi Rankoviqin! Pasi ia shitën Serbisë Manastirin Shqiptar të Shën Naumit, pasi e vranë Bajram Currin kriminelët e paguar nga Pashiqi, pasi e vranë kopilat e kombit Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, kolonelin Ahmet Krasniqi, pasi ia botuan romanin "Thika" Vuk Drashkoviqit, pasi lejojnë të gjëmojë muzika serbe në kabaretë e Tiranës, pasi e alimentuan me derivate të naftës Malin e Zi dhe Serbinë e Millosheviqit, kungujt e Mini-Albanisë po e shesin edhe një pjesë të Adriatikut shqiptar. Sot ujërat e detit, kurse nesër edhe brekët! Turp dhe turp e turp! Shqipëria është vendi i çudirave dhe paradokseve të mëdha, por sa më shumë që po hapemi me botën, aq më shumë pa mend po i lëmë të huajt. Kafenetë e mbushura plot nëpër qytete të vogla vetëm me burra dhe djem të rinj. (Koment në Bota sot). S. Q.: Këtë nuk e paskam vënë re, i nderuar! Ke plotësisht të drejtë, sepse ti je njeri i vlerave shumë të larta! Këtë e dëshmojnë mijëra fakte e punë që nuk maten lehtë. Unë të përshëndes fort miqësisht, dhe ta dish se kam konsideratë të lartë për punën tënde të vazhdueshme për çështjen kombëtare.

Ata me kokën e tyre çudira pjellin/ Mbi tokë e sollën tmerrin/ Mbi vete vdekjen e ndjellin/ Fajtorin e kërkojnë ku s'duhet/ Për një fjalë goje derdhin gjak/ Zotin e akuzojnë pa asnjë shkak. (Musa Osmani). Të fut në mendime sintagma e Dibranit lidhur me rrezikun e rikthimit serb në Kosovë. Rumunët thonë: Prej asaj që ke frikë nuk shpëton! Le të kenë frikë serbët për krimet e masakrat që kanë bërë në Kosovë, dhe le të kemi frikë ne prej maskarenjve që nuk çajnë kokën për kombin dhe atdheun, që na turpërojnë nëpër Europë me vjedhje çantash nëpër trena dhe vjedhje automobilash! Ka edhe sot, apo s’ka kunguj të këtillë? N. M. shkruan: Përshendetje miku im i çmuar Baki Ymeri! Ke shumë te drejtë! Kur është në pyetje një femër me vlera, s’ka dert, por as kësaj s’ia pëlqejnë vlerat. Majlindës, sportiste me famë botërore, krenaria e kombit, fare pak mediumet i japin hapsirë, ndërsa Kallashit, një protistute, lëre se merr 1.000 Like, por edhe mediumet i japin hapsirë. Kjo tregon se shkojmë në degjenerim! B. T. thekson: Hehehe, ç't'i bësh! Jemi shoqëri e paradokseve, me shpresë se do të përmirësohemi!

Letra e florinjtë me konsiderata dhe mirënjohje

Interesante puna e shqiptarëve! Asnjë popull tjetër në botë nuk kërcen më shumë se shqiptarët me urime e përgëzime për lindje, për martesë, për dasmë, për botime e mirënjohje. Asnjë popull tjetër në botë nuk merr masovikisht pjesë në varrim si shqiptarët. Nuk ua harroj mëmëdhetarëve tanë ndihmat humanitare që mi dërguan për mjekim. Jo më kot Napoleoni mburrej me origjinën e tij shqiptare! Kjo justifikon sintagmën "O sa mirë me qenë shqiptar"! Ruzhdi Gashi: Urime zt. Baki Ymeri! Më në fund një vlerësim dhe një sadisfaksion shpirtëror për punën e madhe që po bëni! Baki Ymeri: Sonte u binda se shqiptari gëzohet kur dikujt i lind një fëmijë, e mbjell një pemë, e ndërton një shtëpi, e bën një dasmë, i kryen studimet, e boton një libër. Jo sot por qysh para dy mijë vitesh! Faleminderit, me nderë qofshi, paçi gjumin e ëmbël! Rabije Rabije Bytyqi? Urime dhe suksese të pa fund! Krenare që kam bashkëpunim me ju! Gëzofsh shëndet për arritje të reja, me nderime dhe respekt!  

Izedin Çadeli: Interesi personal është mbi të gjitha. Ata anadollakë kanë bërë para dhe janë "faktorë" që të fusin në punë dhe të nxjerrin prej pune. Për kodoshët dhe injorantët e kam fjalën! Rexhep Vokën kur e kishin pyetur: Kush din ma shum, ti apo molla Shana? I ngrati e kish pa se ska hajre prej tyre dh kishte ikur. Fat ironik! Ka të drejtë ai që ka thënë: Hipokrizi dhe idiotizëm i paskajshëm! L. K. Mos u brengos miku i,! Ky është mentalitet shqiptar që nuk ndryshohet lehtë. Ne shkruajmë se nuk bëjmë dot ndryshe. Sa për Like, kjo nuk më shqetëson. Kujtim Stojku shkruan: Urimet e mia kryemiku im! Mos t'u shterofshin kurrë energjitë në punën tuaj fisnike, duke prezantuar kulturën shqiptare në botë! De facto, ju jeni një ambasador i pa dekretuar që kryeni me përkushtim detyrën si patriot shqiptar në fushën më të rëndësishme! Ju uroj suksese të pafund!

Iljaz Osmani: I nderuar, të paçim me jetë të gjatë e të shëndetshëm për vlerat atdhetare që na i dërgon, për rilindësit tanë që edhe jetën e tretën për atdhe. Urime edhe prej meje, miku im i shtrenjtë! Paçi gëzime dhe suksese të përhershme! Zotrote je një shembull i ndritur që vepron me vullnetin e shkenctarit! Qazim Berisha: Një veprimtari atdhetare që e bënte Asdreni i madh, sot gjurmave të tij po shkon parreshtur veprimtari ynë, Baki Ymeri. Urime dhe suksese! Vlerësim i qëlluar dhe i merituar kjo Diplomë Shkëlqesie. Ju falënderoj përzemërsisht! Luan Kurti: Fjalët janë të pafuqishme për të shprehur respektin dhe mirënjohjen për punën Tuaj me përkushtim dhe zell letrar dhe patriotik! Urime, Mik i shtrenjtë!

Pjetër Ndrecaj thekson: Përshëndetje, miku im i madh! Ta gëzosh modestinë dhe reflektimin e punës! Respekt dhe poezinë tuaj brilante! Xhemile Aliu: Respekt, urime dhe mirënjohje, i nderuar mik, për përkushtimin dhe veprën tuaj njerëzore! Urata identike na vijnë edhe nga Elhame Gjyrevci dhe bashkatdhetarë të shumtë. Naim Salihu: Ndjehemi krenar me shqipet e tilla! Ju na nderuat edhe neve, o i nderuar, prandaj edhe ju urojme suksese të reja në fushë të kulturës dhe atdhetarisë! Albert Habazaj: Qofsh i nderuar, o i palodhshmi Baki Ymeri! Bekuar qofsh nga malet dhe detet tona, o përkthyesi ynë serioz! Abdulla Mehmeti: Urime dhe suksese për këtë dhe për shumë mirënjohje të tjera! Diplomën më të madhe në jetë ta ka vulosur sakrifica, përkushtimi dhe puna e pandalur krijuese, kulturore dhe atdhetare! Idriz Demiri: Shumë urime dhe shëndet në jetë, që edhe ma tutje të kontriboni për çështjen kombëtare siç keni kontribuar deri tani!

Shemun Abdili: Urime dhe shumë suksese! Ne të jemi falënderojmë dhe mirëkuptojmë që na sensibilizoni dhe prezantoni vlera të vjetra nga rilindësit tanl. She jemi krenarë me ty! Me respekt të veçantë nga Zvicra! Baki Ymeri: Shemun vëllai! Kur Alush Kamberi e bëri publik apelin për ndihmë humanitare, zotrote kërceve i pari të na ndihmosh! Kështu vepruan edhe disa dashamirë të tjerë. Respekt për ta dhe urata e bekuar për të vajtur nga drita në dritë! I kam edhe nja 30 mirënjohje tjera për merita letrare e patriotike, por ato do t'i bëj publike pas vdekjes sime! Këtë e them me shaka, sepse poeti kur e braktis humorin, duhet ta thejë penën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat