Çifti shqiptar ide gjeniale për të shitur drogë, habitet policia italiane

Diaspora

Çifti shqiptar ide gjeniale për të shitur drogë, habitet policia italiane

Më: 28 mars 2018 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Shqiptarët po fantazojnë herë pas herë sesi të shesin drogë pa u vënë re.

Një çift shqiptar në Itali është kapur mat, pasi prej kohësh shisnin kokainë, por ajo çfarë ka habitur më shumë policinë ka qenë mënyrë që kishin gjetur ata për të kryer këtë aktivitet.

Mediat italiane i kanë kushtuar një vëmendje të madhe arrestimit të 31-vjeçarit shqiptar në Macerata, të cilin policia e vura në pranga pasi në banesën e tij u zbuluan disa doza kokaine të futur në vezë Kinder.

Shqiptari kishte krijuar një sistem të tërë të shitjes së kokainës, që nga klientët e deri tek mënyra e shitjes së drogës.

Ai fillimisht përmes një telefoni kontaktonte me klientët për të rënë në ujdi për sasinë dhe çmimin e drogës, ndërsa më pas i ftonte në shtëpi për t’ju dhënë mallin.

Ai kishte në bodrum në banesën e tij, ku përmes disa shkallëve zbriste poshtë për të takuar klientët dhe ju jepte drogën.

Pasi ishte mbajtur në vëzhgim prej disa kohësh, policia vendosi që ditën e djeshme të zhvillonte operacionin, ndërsa pas kontrollit të banesës ajo gjeti edhe sasi erurosh në dhomën e gjumit, të cilat dyshohet se vijnë pikërisht nga ky trafik.

Shqiptari është çuar në paraburgim ku pritet të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, ndërsa për partneren 25-vjeçare të tij, policia vendosi të hetonte në gjendje të lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat