Zbardhet vrasja, si e ekzekutuan grekun në banesë shqiptari dhe banda e tij

Diaspora

Zbardhet vrasja, si e ekzekutuan grekun në banesë shqiptari dhe banda e tij

Më: 29 mars 2018 Në ora: 20:32
Greqi

Një vrasje që ka ndodhur dy vite më parë në lagjen Neos Kosmos në Athinë, është zbuluar nga hetuesit grekë.

Viktima ishte një 54-vjeçar grek, i cili u vra në banesën e tij më 9 mars 2016 dhe kufoma u gjet gjashtë ditë më vonë.

Ekzekutorët janë një shqiptar, një rumun dhe një grek, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur në raportimet e medieve helene. Dyshohet gjithashtu se një person i katër ka qenë i përfshirë në krim.

Autorët hynë në banesën e grekut për ta grabitur, por që përfundoi me vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat