Diar Aliu, si yll, shkëlqeu në Zagreb në Euro String, Europian Guitar Festival Collaborative

Diaspora

Diar Aliu, si yll, shkëlqeu në Zagreb në Euro String, Europian Guitar Festival Collaborative

Nga: Dashnim Hebibi Më: 14 prill 2018 Në ora: 12:44
Diar Aliu

Diari fitoj çmimin e parë në Athinë, poashtu me çmimin e parë u shpërbly edhe në Festivalin e Kitarës në Pejë në vitin 2017. Diari poashtu ishte përzgjedhur nga soprano me famë botërore, zonja, Inva Mula gjatë një audicioni të organizuar në Prishtinë, për projektin Virtuozet në Tiranë.

Performanca e Diarit në Festivalin e Kitarës në Zagreb, dëshmon punën dhe përkushtimin nga ana e Profesor, Drilon Cocaj dhe nivelin e lart të mësimdhënjes. 

Jemi mësuar të dëgjojmë lajme të mira, apo shumë të mira të sukseseve të të rinjëve tanë në sporte të ndryshme në arenën ndërkombëtare, por sukseset nuk po ndalen edhe në anën e artit. Rinia shqiptare, e sidomos ajo e Kosovës, e dijmë të gjithë se është në një gjendje jo të mirë, që të depërtoj me lehtësi nëpër gara të ndryshme europiane nëpër sfera të lloj llojshme shoqërore, e ata që po dalin, menjëherë po shkëlqejnë dhe po tregojnë e dëshmojnë, se Kosova, është përplot me talent dhe jepuni mundësi, që të tregohet talenti i tyre. Pra, duhet liberalizimi i vizave të bëhet sa më shpeht. Përmes pak fjalëve të këtij shkrimi, po ndalemi, duke përshkruar një sukses të jashtëzakonshëm, që e arriti një djalosh, shumë i edukuar, i sjellshëm, që çdo lëvizje që e bënte, e kishte me kujdes, thënë shkurt, shoqëria jonë, do të pret shumë nga talenti i tij. Pra, protagonist, i këtyre rreshtave të këtij shkrimi, është, jo për një burrë të moshës së rritur, por për një të ri, që shkëlqeu si yll në mes të Zagrebit, në kryeqendrën e Kroacisë mike të kombit tonë. Ditë më parë, në Zagreb, u mbajt një festival ndërkombëtar për në kitarë dhe aty ishte i pranishëm edhe Diar Aliu nga Mitrovica njëri nga fituesit në Zagreb Guitar Festival. Diari ishte më i riu për nga mosha, por ai e fitoi çmimin e tretë në një kategori shumë të vështirë, por arti i tij reflektonte dhe jepte freski tek të gjithë të pranishmit, sa që thuajse të gjithë, mbetën të habitur me mjeshtrin e mitrovicasit.

Përndryshe, Diari është 13 vjeçar që vijon shkollën fillore në Mitrovicë, është nxënës i klasës së shtatë, paralelisht ndjekë mësimet në shkollën e muzikës "Prenk Jakova" në Prishtinë, në klasën e pestë në degën e kitarës klasike tek Profesor, Drilon Cocaj. 

Vlen të theksohet, se në fillim të muajit mars po të këtij viti, Diari fitoj çmimin e parë në Athinë, poashtu me çmimin e parë u shpërbly edhe në Festivalin e Kitarës në Pejë në vitin 2017. Diari poashtu ishte përzgjedhur nga soprano me famë botërore, zonja, Inva Mula gjatë një audicioni të organizuar në Prishtinë, për projektin Virtuozet në Tiranë. Performanca e Diarit në Festivalin e Kitarës në Zagreb, dëshmon punën dhe përkushtimin nga ana e Profesor, Drilon Cocaj dhe nivelin e lart të mësimdhënjes. Kjo dëshmon, se në Kosovë, punohet me të madhe tek gjenerata e re.

Diar Aliu në Zagreb Guitar Festival, zuri vendin e tretë, me 91.2 pikë

Festivali i kitarës në Zagreb hynë në grupinë e vogël të garave të europës e cila quhet / EURO STRING,  që do të thotë EUROPEN GUITAR FESTIVAL COLLABORATIVE/, garat mbahen në vende të ndryshme të europës e tani janë në këto vende: Portugali, Austri, Kroaci,  Sarajevë, Holand, Mali i zi, Finlanda, Bullgari, Estoni, Itali, Spanj, Gjermani dhe në Londër, Britanin e Madhe. Kuptohet, se për të marrë pjesë në këto festivale, duhet edhe mbështetje finaciare, por është prindi, z.Ardian Aliu, që nuk do të ndalet, deri sa djali i tij, të marrë veten për financim, me një fjalë, do të shkrij gjithë mallin që ka, që djali i tij, të mos mungoj me suksese, që një ditë, shpresojmë të gjithë, do të krenohet, jo vetëm Kosova, por e gjithë shqiptaria. Diari, edhe pse i vogël nga mosha, me sytë e tij, dëshiron dhe falënderoj gjithmonë prindërit, që po ja mundësojnë, që ai të tregoj talentin e tij nëpër vende të ndryshme të europës. Shumë kemi besim, se do të vijnë kohrat, që do të krenohemi të gjithë me këtë yll, që po shkëlqen. Diari, vërtet, jetonte, merrte frymë me notat e kitarës, që i kishte mësuar nga profesori i tij. Diari, falënderon me shpirt edhe profesorin dhe të gjithë ata që po e përkrahin. Ai thotë, se nuk do ti zhgënjej me rezultate. Me një fjalë, Diari i vogël, mjeshtër i madh i kitarës. Presim të gjithë, se ky talent, do të shkëlqej, si kitaristat e mirënjohur shqiptarë, si Ehat Musa, Xhevdet Sahatxhiu dhe i madhi Petrit Qeku.

Përmes fotove, shihet Diari, si fitues i vendit të parë në “Palaio Faliro Guitar Festival” në Athinë. Pastaj, 13 vjeçi nga Mitrovica, Diar Aliu, nxënës i klasës së 7-të, ishte pjesëmarrës në edicionin e 7-të të “Palaio Faliro Guitar Festival” të mbajtur në Athinë të Greqisë. Edhe disa nga mediat tona, i kanë dhënë hapësirë këtij talenti. Ja ndër të tjera se çka shkruan kultplus.

Diari, nga Athina u kthye me vendin e parë në kategorinë e dytë që përmbledh grupmoshat 13-16 vjeç, aty ky ai konkurronte. Përveç kësaj, Diar Aliu, kishte mundësi të ndiqte një masterklas nga John Feeley dhe Yannis Petridis. Ndërsa përveç mirënjohjes ai fitoi edhe një kitarë të punuar nga mjeshtri Stelios Theodoroudis me vlerë prej 1000 euro si çmimi kryesor i kategorisë. Jo vetëm prindërit dhe profesori i Diarit u krenuan me suksesin në Zagreb, por të gjithë bashkëkombasit tanë, që patën mundësi ta përcjellin, apo kur e dëgjuan këtë lajm. Ky çmim që e pranoi në Zagreb, do ta përcjell, apo do ta motivoj edhe më shumë Diarin, që në festivalet tjera, të jetë ndër më të mirët, e ajo ditë do të vije shumë shpejt. Diari, luan me kitarë, ai merrë frymë me notat, që dalin nga kitara, ashtu sikurse del edhe frymarrja nga shpirti i sinqertë i tij. Andej e këndej, kudo që është, Diari është i lidhur me kitarë. Besojmë shumë, se edhe shteti ynë, Kosova, do ta përkrahe këtë talent në të ardhmen, që ti sjell suksese jo vetëm vetes, por edhe Kosovës, ti frymëzoj të rinjtë e të rejat, që duan të merren me artin e kitarës, apo me ndoj vegël tjetër muzikore. Me një fjalë, Diari, po shkëlqen dhe rrezet e këtij shkëlqimi u panë edhe në Zagreb dhe po besoj shumë, se do ti shohim sukseset e tij edhe nëpër festivale të tjera dhe pse jo, të realizoj edhe ndoj album, që të kenë me vete, adhuruesit e muzikës klasike. Suksesi i Diarit, është njëri nga sukseset e të rinjëve tanë, që dëshmon edhe njëherë, se Kosova e meriton të ketë liberalizimin e vizave. Suksese Diar, të përcjellshin çmimet dhe vetëm çmimet. Edhe miku ynë, Sejfedin Prekazi, kryetar i Bashkësisë Shqiptare në Zagreb dhe prefekturës së kësaj kryeqendre të Kroacisë, i cili na dha këtë lajm me shumë emocione nga gëzimi që Diari e ka arritur këtë sukses. Të gjithë të pranishmit dhe juria u ndanë shumë të kënaqur me talentin e Diarit edhe pse ai nga mosha siç theksuam më lartë, ishte më i riu, por ia doli, që të fitoj me meritë njërin nga çmimet nga gara shumë e fortë. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat