Filluan në Nju Jork, përgaditjet për Paradën shqiptare

Diaspora

Filluan në Nju Jork, përgaditjet për Paradën shqiptare

Nga: Beqir Sina - New York City Më: 14 prill 2018 Në ora: 18:20
Filluan në Nju Jork, përgaditjet për Paradën shqiptare

NEW YORK : Vazhdojnë përgatitjet të Paradës së qershorit, që për herë të parë do t’i kushtohet e gjitha Kosovës, 10 Vjëtorit të Pavarësisë së saj.

Lidhur me zhvillimin e Paradës, pjesmarrjes në të, dhe ceremonisë që do të zhvillohet me këtë rast, Organizata “Rrënjët Shqiptare”, në bashkëpunim me shoqatat që ia janë bashkëngjitur kësaj Parade, dhe veprimtar të komunitetit, liderit e saj, janë duke diskutuar dhe bërë përgatijtet që kjo paradë të jetë jo vetëm madhështore, por edhe sa më shumë dinjitoze dhe profesionale.

Drejtuesit e kësaj parade, anëtarët e grupit organizator të ngritur me këtë rast nën drejtimin e nën/kryetarit të organizatës “Rrënjët Shqiptare” Nick Beqi, zhvilluan një takim përgadititor për të diskutuar modelatitet e kësaj parade, në mjediset e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës, në Nju Jork, ku ata janë përshëndetur ngrohtësisht nga Ambasadorja Teuta Sahatqija, dhe diplomati Fatmir Zajmi, të cilët i dhanë me këtë rast një mbështetje të fuqishme kësaj parade dhe inkurajuan organizatorët për mbajtjen e saj. 

Image

Interesimit dhe sugjerimeve të secilit nga diskutatët që u përfshinë mbrëmë nëpërmjet një video konferencë, për përgaditjet që po bëhen u folë edhe me Kryetarin e Organizatës “Rrënjët Shqiptare” Marko Kepi, i cili momnetalisht ndodhet me shërbim në ushtrinë amerikane - marinsat në Karolinën e Veriut.
 
Me këtë rast organizatori i kësaj parade do të nderojë me një“Mirënjohje” të veçantë në emër të shqiptarve të Amerikës, veteranët e luftës të UÇK -së dhe përfaqësuesit e tyre, ndërsa Ambasadorja Teuta Sahatqija, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në SHBA, është zgjedhur për këtë edicion të jetë “Grand Marshall” i kësaj parade.
"Kjo do të jetë paradë e parë e organizuar në Amerikë, për të shënuar jubileun e Çlirimit dhe Pavarësisë së Kosovës," tha Sahtaqija, duke thënë se ishte shumë krenare që së bashku me stafin e saj diplomatik, do të jet pjesë e kësaj parade. 

Në Paradën e qershorit si edhe në të kaluarën me kuadratet e tyre, do të marrin pjesë edhe disa shoqata të cilat janë edhe pjesë organizative e kësaj parade, si Shoqata Atdhetare Dibra, "Kraja" , "Ana e Malit", "Gegë e Toskë",  "Plava e Gucia", "Revista Votra", "Grupi Rozafati", e tjer,  së bashku grupet folklorike të vallëtarve, të rinjëve e të rejave me simbolet tona kombëtare, dhe kuadrati i motorciklistave shqiptar “Son of Illirians - Djemtë e Ilirisë” të cilët  do të parakalojnë në Paradën e 9 Qershorit" , theksoi Nën Kryetari i organizatës Rrënjët Shqiptare, Nick Beqi.

Pyetjes lidhur me pjesmarrjen e grupeve nga shtetet për rreth ose ata që kan mundësi me ardhë në Nju Jork, në këtë paradë, Beqi iu përgjigj të pranishëmve se ata kan ftuar të gjitha shoqatat dhe organizatat e komunitetit shqiptar për të marrë pjesë në Paradë. 

Image

"Shpresojmë se si në të kaluarën do të përfaqësohen gjatë paradës edhe shoqata dhe organizarta të tjera që kur ta konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre do të parakalojnë në Paradë, duke qenë pjesë e paradës dhe më gjerë. Ftesa për pjesmarrje u është bërë të gjithëve", tha ai.

Beqi, bëri të ditur gjithashtu se në Paradë do të jetë  pranishëm, me veturën e tij antike “Cadillac” edhe Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane Xhozef DioGuardi, dhe Shirli Koljes, Këshilltare e Çështjeve Ballkanike, të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm me lobin shqiptar në Uashington, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. 
“Përfshirja e tyre në këtë paradë, tha ai është një shenjë nderimi dhe respekti për rolin e tyre historik, në lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, ndihmën e madhe që kan dhënë ata për çështjen shqiptare, demokracinë në Shqipëri, lirinë dhe të drejtat e shqiptarve në Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe çamërisë”, tha Beqi, i cili momentalisht po e drejton organizatën "Rrënjët Shqiptare" .

Image

 

Në prag të Paradës së  9 Qershorit në Nju Jork ata thanë se do të zhvillohen një sërë takimesh tê tjera përgaditore, përfshirë edhe gjetjen e sa më shumë sponsorizuesve.
Por këtë vit ata thanë se  është duke punuar shumë që të eleminojë sadopak të metat e paradave të kaluara, sidomos po i kushtohet rëndësi e madhe disiplinës së paradës, për të qenë sa më e organizuar dhe sa më dinjitoze para publikut amerikan.

Logo e paradës dhe posterat me detajet nuk janë publikuar, ende, por në ditët në vazhdim ndoshta nga fundi i muajit tjetër do të publikohet . Logoja e re do të promovohet me rastin e veprimtarive të organizuara nga drejtuesit e kësaj parade, muajin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat