Gjendet 17-vjeçarja shqiptare e zhdukur në Irlandë

Diaspora

Gjendet 17-vjeçarja shqiptare e zhdukur në Irlandë

Më: 18 prill 2018 Në ora: 19:31
Olta Dodaj

Adoleshentja shqiptare e zhdukur në Irlandë prej 7 ditësh, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Lajmi bëhet i ditur nga mediat irlandeze. Pas kërkimeve 1-javore, Olta Dodaj u gjet e sigurt.

17-vjeçarja ishte zhdukur nga banesa e saj në Newbrigde më 11 Prill. Që prej asaj dite, policia nisi menjëherë kërkimet. Edhe komuniteti shqiptar në Irlandë u angazhua për të ndihmuar autoritetet me informacione të dobishme që mund të çonin në gjetjen e adoleshentes.

Tashmë ajo është dërguar e sigurt në shtëpi dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Familja e shqiptares ka falenderuar të gjithë që ndihmuan për gjetjen e vajzës. Të tjera informacione nuk janë bërë me dije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat