Idea e bashkimit të diasporës - alternativë e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar

Diaspora

Idea e bashkimit të diasporës - alternativë e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar

Më: 20 prill 2018 Në ora: 00:03
ilustrim

Idea e bashkimit të diasporës - alternativë e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar

Ndodhemi në Greqi,mbasi kemi udhëtuar nga tre shtete të ndryshme për takime pune në Tiranë e Prishtinë,ku na priste kolegu ynë Xhevat Fetahaj ,anëtar i kryesisë qëndrore.Të nesërmen marrim rrugën drejt Shkupit e më pas në Selanik e Athinë  të ftuar nga drejtuesit e shoqatës Emigranti në Greqi,inisiatorë në konkretizimin e idesë së Lobit E.A.SH.për bashkim të mërgatës shqiptare në Botë.                                                                                                          

Delegacioni i ynë ka në përbërje të tij përfaqësues nga tre shtete në të cilët jetojnë e punojnë një numër i konsideruar emigrantësh shqiptar.                                                                                                                               

Në krye të delegacionit është kryetari i Lobit E.A.SH,zoti.Shukri Ymeri i ardhur nga Gjermania,zoti Sutki Z.Hulaj nga Zvicra,përfaqësues i kryesisë qëndrore në bashkëbisedime e  takime direkte dhe përfaqësues i degës së L.E.A.SH në Zvicër.Nga Italia si përfaqësues dhe sekretar i përgjithshëm i L.E.A.SH ishet z Petrit Aliaj.                                                                                                                                                                                            

Sapo kemi mbërritur në hotel “Novus City”të pritur nga miqtë tanë Arben Cani,Petrit Selmanaj e Vladimir Selamaj që të tre aktivista të hershëm e mjaft rezultativ në marëdhëniet e tyre me komunitetin shqiptar në Greqi, të cilët janë edhe  promotorë të krijimit të degës së Lobit E.A.SH.për mërgatën e Greqisë.

Siç edhe ishte parashikuar,mbas ditën e së djelës me datën 15 prill 2018 në sallën e konferencave po në  hotel”Novus City”,patëm kënaqësinë të njiheshim me grupin inisiator të cilin e paraqiti zj,Sara Gjoka me deklarimin e hapjes së punimeve të asamblesë themeluese .                                                                                 

Pas kësaj z.Vladimir Selamaj në rolin e drejtuesit të asamblesë,vazhdon me paraqitjen e veprimtarisë së grupit dhe programin në vazhdimësi të takimit .

Me këtë rast ,ai ja kalon fjalën e përshëndetjes kryetarit të përgjithshëm të Lobit E.A.SH zoti Shukri Ymeri i cili konkretisht thotë : Mirë se jua gjeta të nderuar bashkatdhetarë .Me respektin me të madh për kontributin ,sakrificat, dashurinë e përpjekjet tuaja në ruajtje të gjuhës,trashëgimisë e traditave tona,integrimit në marëdhëniet me vëndasit ju falenderoj për këtë pritje të mrekullueshme e cila tregon dhe përforcon edhe një herë thënien se:diaspora ka qënë dhe është një burim jetik ekonomik për kombin në ndërtimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm e funksional me të gjithë forcat progresiste në të ardhëmen.                                                                                                                                                                                        

Siç edhe u informuan sot,këtu jeni të gjithë aktivista e përfaqësues të komuniteteve shqiptare në Greqi, vetë pjesmarrja e juaj në këtë asamble tregon veç dëshirës edhe mënçurinë për të shikuar më larg në marëdhëniet tona për unitet e bashkëveprim,duke i kaluar hapësirat e shoqatave të cilat kudo janë të kushtëzuara në aktivitetet e tyre brënda,përbrënda një shteti.                                                                                

Prandaj ne sot jemi këtu për të hedhur urat tona të bashkimit me të gjitha shtetet nga vijmë e ku jetojmë.                                                                       

-Zoti Shukri Ymeri,shpalosi angazhimet e marra për unifikimin e mërgatës Shqiptare, si një faktor kyç në pjesmarrjen e saj reale të zgjidhjes për ndryshime .Historikisht theksoi z Shukri Ymeri,mërgata shqiptarë kudo e në veçanti ajo në SHBA, kanë luajtur rol vendimtar për Shqipërinë me kontributin e saj .Një kontribut i cili po të mungonte do të vinte në dyshim në se do ta kishim Shqipërisë në hartën e Botës,sikurse nuk do të kishim një Kosovë të çliruar apo një Maqedoni me ndryshime në bashkëjetesën dyetnike etj.

Në fjalën e tij z Shukri Ymeri sqaroi edhe pozicionin që Lobi E.A.SH.ka në marëdhëniet n/kombëtare,me të drejtat dhe detyrimet që rrjellin nga statuti e paltforma e jonë në lobim e diplomaci,në politikat kombëtare e ndërkombëtare,si për krijimin e lidhjeve të fuqishme ekonomike e kulturore me fuqi investuese e një kohësisht edhe për një hapje më të madhe tonën për njohjen e faktorit shqiptar në mbarë Botën.

 Për historikun e Lobit E.A.SH,hapat e tij të para në mes polemikash dhe kontradiktash antagoniste,evitimin e rreziqeve nga qëndrimet bajraktariste në drejtim e mbajtjen larg saj nga korentet e ndryshme fetare,influencave partiake e për ta drejtuar e ruajtur këtë organizatë vullnetare me vlera mbarë kombëtare foli z Petrit Aliaj.

Ai shtoi se Lobi Euro-Atllantik Shqiptar,shikon më tej se qeveritë e partitë politike,më larg se federatat ,konfederatat ,shoqatat e të gjitha format e lidhjeve  tyre .Me shumë kujdes ne i ndërtojmë marëdhëniet tona me të gjithë por duke evituar veprimtaritë e ndërhyrjen e elementëve përçarës të cilët shpesh herë në grup,përfitojnë nga raportet e lidhjeve të tyre fisnore për të ndikuar e zgjedhur në organet drejtuese përfaqësues nga parti të ndryshme politike.

Transparenca në marrjen e vendimeve të përbashkëta na bën të jemi të suksesëshëm e të besueshëm përpara diasporës.Të jemi forcë dinjitoze që kërkon,bashkimin e mërgatës shqiptare.Aktivitetin tonë e bazojmë në të drejtat e plota që rrjellin nga statuti,miratuar me dt,17 dhjetor 2016 në asamblenë e parë zgjedhore të mbajtur në qytetin Lorrach në Gjermani dhe e njohur dhe miratuar nga shteti Gjerman e nga drejtuesit më të lartë në B.E.(Bruksel)                                                                                                                                

Degët dhe n/degët e ngritura në Gjermani.Belgjikë,Norvegji.Austri,Zvicër e në Itali,ku vitin e shkuar na u bashkuan edhe drejtuesit e shoqatave të komunitetit Arbëresh në rajonin e Kalabrisë me përkujdesjen e veçantë të prof.dr.Antonio Bellusci ,prift arbëresh së bashku prof.dr.Damiano Guagliardi,president i 32 shoqatave Arbëreshe në Kalabri.(F.A.A)

Ndërsa sot në sajë të punës tuaj shtoi z Petrit Aliaj,po hedhim urën tonë të bashkimit në luftë me konceptet regresive ,presionet,spekullimet e indiferentizmin,ndaj të cilëve jemi të vëmendëshëm, për të qenë të besueshëm e konkret,të pandalshëm në punën tonë duke kontribuar pandashmërisht edhe në ruajtjen e përhapjen gjuhës sonë shqipe nga rreziku i asimilimit i cili ka kohë që troket në dyert tona.  .Zoti Petrit Aliaj e mbylli fjalën e tij me urimet për më shumë suksese,begati e lumturi familjare për asambleistët .

 Në fjalën e tij të përshëndetjes z Sutki z.Hulaj përgëzoi dhe falenderoi organizatorët e këtij takimi mjaft të rëndësishëm për krijimin e degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Greqi të bindur në atë çka bëjnë.                                                             

Më tej z.Sutki Z.Hulaj i u drejtua komisionit nismëtar me një falenderim të veçantë për besimin e tyre ndaj detyrës që ai kishte marrë përsipër si i ngarkuar nga kryesia qëndrore e Lobit E.A.SH,për bashkëbisedimet me shumë korrektesë e të vendosur për ti shkuar punës deri në fund.                                                  

 Përveç të tjera z Sutki z.Hulaj tha se;ne gjatë gjithë këtyre ditëve,përveç përgëzimeve që kemi marrë nga kolegë,miq e simpatizantë të shumtë me bindje atdhetare,ndër të tjera  nuk na kanë munguar edhe shantazhet ,telefonatat anonime e presionet për të hequr dorë nga ky takim i sotëm.                                                                                                                               

Unë jam shqiptar që banoj në Zvicër,në Preshevë,Çamëri,Maqedoni.Mali i zi,Shqipëri e kudo por nuk tutem e i dënoj veprimet e deklaratat e disa individëve që shkojnë deri aty sa tu bëjnë thirrje komunitetit shqiptar të Athinës që Lobi të shikoj punët e veta se jemi ne që komandojmë këtu. Ne hasim për ditë persona pa ideale sahanlëpirës të të gjitha ngjyrave të cilët se kanë për gjë të deklarojnë se  ;atdheu im është Greqia Italia apo Gjermania ,ndërsa vendlindja Shqipëria .Zoti Sutki z.Hulaj shprehu konsideratat më të larta për kryesinë e re që do të dalë nga zgjedhjet duke uruar suksese në rrugën e përbashkët që kemi zgjedhur.Ai shprehu falenderimet e repekte të pafund për pritjen e mrekullueshme të vëllezërve tanë në tokën Helene.

Më pas u vazhdua me propozimet dhe miratimet e emrave që do të jenë në organet drejtuese të kryesisë për degën e re të Lobit Euro-Atllantik Shqiptar në Greqi.                                                                                                                                                                                                           

Në takim ishin mjaft nga miqtë tanë të respektuar për kontributin e tyre në mbrojtje për të drejtat e komunitetit shqiptar në Greqi si; Edmont Guri,ish president i Federatës e Brikena Qamo zëdhënëse e komisionit për informim me të cilët kemi pasur një bashkëpunim të frytshëm ndërmjet dy federatave,asaj në Greqi F.SH.SH.G.dhe Fnai-t në Itali.                                        

 Mbas përfundimit me sukses të kësaj asambleje u takuam me mjaft aktivista e drejtues shoqatash të ndryshme në Greqi të ardhur nga Pireu,Kallamata.Patra,Lamia,Larisa,Volo etj.Veçanërisht ishte i bukur takimi me ndërmjetësen e negociadave zj, Miranda Dyrmishi e cila ishte një siguratriçe e suksesëshme të cilën e kisha njohur shumë vite më parë në Durrës.Me miqtë e shumtë ,Përparim Shehu,Silvana Toska,Ersida Lekaj,Kostas Angjelos,Sami Shkalla ,Agim Bega,Ferdinand Jorgo  etj.Poetja dhe mbështetësja e fuqishme për krijimin e Lobit E.A.SH.në Greqi zonja Safete Skartados(Mehja)me këtë rast më dhuroi librin e saj të ri, titulluar “Ska Jetë Pa Dashuri”                                                                                                            

 Kjo diasporë e stërlodhur e fyer dhe e përçarë nga intrigat dhe pa aftësia e liderëve shqiptarë në pushtet,kërkon trasformime rrënjësore me të drejtën për të qënë pjesë integrale e kësaj shoqërie e cila po lëngon prej vitesh, ishin fjalët mbyllëse në përshëndetjen e tij falenderuese për detyrën që ju ngarkua në drejtim të kryesisë së re të degës Lobi Euro-Atllantik Shqiptar në Greqi zotit Arben Cani ,një biznesmen i nderuar jo vetëm nga komuniteti shqiptar por edhe nga banorët Grekë të zonës Glyka Nera.Shtojmë se Shoqta Emigranti në Greqi ka një shtrirje të konsiderueshme me degët e saja të ngritura në shumë rajone të Greqisë. Nën kryetar u zgjodh biznesmeni e miku i shqiptarëve z.Petrit Selmanaj,sekretare zonja Sara Gjoka e zëdhënës për shtypin z.Vladimir Selamaj të cilët në diskutimet e tyre përveç angazhimeve,vlerësuan përfundimet me sukses të kësaj asambleje të parë mjaft rezultative me urimet më të mira për suksese në rrugën tonë të përbashkët.                                    

Mbas dita e vonë do tja lërë rrallën darkës së vëllazërimit siç e quajti adashi im Petrit Selmanaj në lokalin e tij në mes të Athinës,faktin se vëllazëria e jonë përtej kufijve tradicionale në mes shteteve po ndërton urat e lidhjeve tona për mbarë mërgatën shqiptare.Le të shtohen këto ura për të mirën e shqiptarizmës .

Petrit Aliaj,

Athinë-Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat