LDSHM me propozim deri tek OKB: Maqedonia te quhet “REPUBLIKA MAQEDONIA ILIRE”

Diaspora

LDSHM me propozim deri tek OKB: Maqedonia te quhet “REPUBLIKA MAQEDONIA ILIRE”

Më: 23 prill 2018 Në ora: 11:19
LDSHM

Lidhja e diasporës Shqiptare për Maqedoni ka përgatitur këtë letër, të cilën do t'ia drejton ndërmjetësit të OKB-së z. Metiw Niemietz

I nderuari Zt.Neimetz,

Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni në Amerikë dhe Evropë, me vëmendje të posaçme është duke përcjell zhvillimin e bisedimeve lidhur me emërtimin e FYROM-it në mes te palës greke dhe maqedonase, ku shqiptaret nuk janë fare të përfaqësuar. LDSHM-ja si organizatë politike kombëtare e cila mbulon një territor të gjere në të dy kontinentet ku jetojnë disa milionë shqiptarë, ju dëshiron sukses në zgjidhjen e këtij problemi i cili zgjat më shumë se dy dekada.

- duke pasur parasysh të dhënat historike dhe historiografike, terreni i sotëm i FYROM-it ka qene i banuar në vazhdimësi me pellazgë-Ilirë / shqiptarë që nga kohët e lashta,

- duke pasur para sysh se me rënien e Perandorisë Otomane, ky territor ishte Vilajeti i Manastirit, po ashtu i banuar me shumicë shqiptare,

- duke marre parasysh se FYROM-in e krijoji sistemi komunist i Titos,

- duke marrë parasysh padrejtësitë e këtij regjimi dhe e regjimeve sllave të Mbretërisë SKS,

- duke marrë parasysh edhe gjendjen faktike sot, pas dezintegrimit të Jugosllavisë, FYROM-i nuk lejon regjistrimin e obliguar të popullsisë në çdo dhjetë vjet, mu për shkak të numrit te shqiptareve, te cilët nuk janë më pak se 40 %,

- duke marrë parasysh se në FYROM- jetojnë : shqiptarë, maqedonas sllave, turq, serbe, bullgare, vlleh, greke, e tj., gjë qe vërteton multienicitetin e kësaj republike,

- duke marrë parasysh se BE dhe Sh.B.A. , parimisht FYROM-in e konsideron realisht multietnike, pasi që i pranon edhe etnicitete tjera që jetojnë në këtë shtet,Ne, LDSHM-ja dhe anëtarësia e saj e gjerë në Amerikë dhe në Evropë,

 

P R O P O Z O N

 

Qe FYROM-i të quhet :

 

REPUBLIKA MAQEDONIA ILIRE

Apo

REPUBLIKA MAQEDONIA SHQIPTARE

 

Arsyetim:

Ky emërtim përcakton një territor të lashtë në të cilin Maqedonët antikë dhe Ilirët së bashku luftuan nën komandën e Filipi II dhe Aleksandërit të Madh. Prandaj, Shqiptarët janë autokton në këto troje.

 

REPUBLIKA MULTIETNIKE E MAQEDONISË

 

Arsyetim:

Siç e cekëm edhe më lartë, në territorin e sotëm të FYROM-it, jetojnë me shume popuj tjerë se sa sllavo maqedonas. Në një regjistrim të mbikëqyrur nga bashkësia ndërkombëtare, shqiptaret do të dilnin me numër më të madh, pastaj do vinin te tjerët. Shqiptaret në këtë

republikë, në kohën e mbretërisë SKS nuk janë numëruar aspak. Sllavo maqedonasit kanë pasur të njëjtin fat. Është quajtur Vardarska Banovina, Juzhna Srbija. Historiografikët me renome botërore i cekin haptas diskriminimet e kësaj mbretërie karshi shqiptareve, maqedonasve dhe të tjerëve.

Mendojmë se kohët e errëta në Evropë kanë mbaruar, prandaj, ju lusim që propozimin tonë ta merrni seriozisht, pasi Republika Multietnike e Maqedonisë do reflektonte realitetin aktual të këtij shteti.

Besojmë se ky emërtim është i kapshëm dhe i arsyeshëm për te gjitha palët, pasi nuk lëndon asnjë komb ose kombësi në këtë shtet , dhe çka është shumë me rëndësi: një kompromis

i kapshëm dhe i arsyeshëm për palën greke pasi që multietniciteti në Greqi nuk ekziston fare si nocion.

Pastaj: multietniciteti është i pranuar edhe nga BE dhe SHBA-te si kategori dhe standard ndërkombëtarë nga ana e shume organizatave dhe përfaqësueseve të cilët kanë vepruar dhe veprojnë ne FYROM.

Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë dhe zgjidhjen e këtij problemi, prandaj në këtë drejtim vendosëm me propozimet tona t'ju ndihmojmë sado pak .

Mbetemi me shprese se Madhëria Juaj do jetë çelësi i zgjidhjes se problemit ne favor të te gjithëve.

 

Me nderime,

 

Xhevat Prespa, kryetar i LDSHM

Në Çikago, 22.04.2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat