Aksidentohen 4 shqiptarë në Itali, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Diaspora

Aksidentohen 4 shqiptarë në Itali, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 10:57
Ilustrim

Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, plagosen katër shtetas shqiptarë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës, në autostradën A21 në Manerbio, Itali, kur shqiptarët ishin duke udhëtuar drejt Brescia.

Mediat italiane shkruajnë se një prej shqiptarëve ndodhet në gjendje më të rëndë, kurse tre të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën në spital.

Nuk dihet identiteti i tyre, por mediat italiane shkruajnë se të gjithë shqiptarët janë muratorë. Mbeten ende mister shkaqet e aksidentit, teksa policia po heton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat