Aksident tragjik, vdes i riu shqiptar

Diaspora

Aksident tragjik, vdes i riu shqiptar

Më: 28 prill 2018 Në ora: 19:56
Ilustrim

Një aksident rrugor i regjistruar ditën e djeshme, i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Zakynthos të Greqisë. Viktima është 29 vjeç, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur në raportimet e medieve helene.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia lokale, i riu ishte nën drejtimin e një motoçiklete, që doli nga rruga Volimon-Zakynthos, në Agios Nikolaos.

Shqiptari nuk arriti të mbijetojë.

Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat