Gashi: Nisma e Unionit të Bizneseve të avancojë në fazë tjetër

Diaspora

Gashi: Nisma e Unionit të Bizneseve të avancojë në fazë tjetër

Më: 29 prill 2018 Në ora: 13:18
Dardan Gashi

Zv. Kryeministri / Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, në Gjermani hapi takimin e parë të anëtarëve Premium të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.

Në këtë takim, ku morën pjesë rreth 60 biznese Premium, nga më shumë se 300 anëtarë që ka Unioni, zv. kryeministri Gashi në fjalën hyrëse potencoi nevojën që afaristët dhe bizneset shqiptare në diasporë të avancojnë në fazë tjetër të bashkëpunimit me Kosovën, në fazën e projekteve kapitale si është projekti i Bankës së Diasporës, projekte që ndikojnë në zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës.

“Puna që ka bërë Unioni që nga themelimi, ka bere rezultuar me atë që hy sit të keni mbi 300 anëtarë, mbi 60 nga ta anëtarë Premium. Kjo qasje profesionale e serioze ka bërë që Qeverinë e Republikës së Kosovës ta keni partner në rrugëtimin tuaj. Andaj, rekomandoj që kjo nismë e juaj të avancoj në fazë tjetër, atë të realizimit të projekteve kapitale të Unionit. Ideja juaj për Bankën e Diasporës, por edhe projekteve tjera, të fillojë së zbatuari”, porositi Gashi.  

Në mesin e shumë pjesëmarrësve në këtë takim ishin prezent edhe zv. kryeministri Fatmir Limaj si dhe Kryetari i Nderit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, Lazim Destani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat