Gashi: Diaspora nuk duhet të shihet vetëm si mundësi për të dërguar para

Diaspora

Gashi: Diaspora nuk duhet të shihet vetëm si mundësi për të dërguar para

Më: 11 maj 2018 Në ora: 21:32
Liza Gashi

Liza Gashi, nga organizata që merret me çështje të diasporës “Germin”, ka theksuar se ka ardhur koha që diaspora të mos shihet vetëm si mundësi për të dërguar remitenca.

Ajo në emisionin “Përballje”, ka thënë ka një mungesë të angazhimit më serioz të institucioneve vendore për ta rregulluar çështjen e mërgimtarëve kur vinë në Kosovë, si shembull problemet me të drejtën e votës, kartonin e gjelbër, policën kufitare, etj.

“Fatkeqësi është se si në shekullin 21, kemi probleme me të drejtat bazike të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Diaspora nuk duhet të shihet si temë e rëndësishme kur flasim për remitenca. Ata kanë shumë më shumë fuqi, sepse pothuajse pjesa më e ndritur e shqiptarëve jetojnë në diasporë, dhe këtu mund të hynte edhe pjesa dhe kontributi i tyre në rrafshin profesional”, ka shtuar Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat