Kanali i veçantë televiziv për diasporën futet në ligjin e ri - Bota Sot
Kanali i veçantë televiziv për diasporën futet në ligjin e ri

Diaspora

E enjte, 20 shtator 2018

Kanali i veçantë televiziv për diasporën futet në ligjin e ri

Më: 15 maj 2018 Në ora: 16:16
Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi

Diaspora shqiptare do të ketë një kanal televiziv të dedikuar në veçanti për bashkatdhetarët tanë.

Kjo tashmë është pjesë e draftligjit të ri për diasporën, ku një kanal i ri i përbashkët me Republikën e Shqipërisë, përkatësisht mes Radio Televizionit të Kosovës dhe Radio Televizionit të Shqipërisë do të hapet në kohën sa më të shpejtë që është e mundur. Në të do të prodhohen e transmetohen programe të dedikuara ekskluzivisht për diasporën tonë.

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ua bëri me dije këtë përfaqësuesve të shoqatave dhe mediave të diasporës nga Gjermania dhe Danimarka, të cilët po takojnë institucionet e Kosovës për t’i njoftuar rreth projekteve, por, njëkohësisht, për t’i shprehur kërkesat e tyre konkrete, në mënyrë që të rritet bashkëpunimi mes institucioneve dhe diasporës.

“Jemi të vetëdijshëm për nevojën që diaspora jonë ka për një kanal të veçantë. Momentalisht në ligj është e specifikuar se Radio Televizioni i Kosovës duhet të rezervojë 6-9% të programit të vet për diasporën, mirëpo kjo është vështirë e matshme, andaj me ministrin Majko jemi dakorduar për hapjen e kanalit të përbashkët për diasporën mes RTK-së dhe RTSH-së. Kjo iniciativë tashmë është pjesë e draftit të ligjit të ri për diasporën”, tha ministri Gashi. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test