Aksidentohet për vdekje me motor 17-vjeçari shqiptar në Itali - Bota Sot
Aksidentohet për vdekje me motor 17-vjeçari shqiptar në Itali

Diaspora

E hënë, 21 maj 2018

Aksidentohet për vdekje me motor 17-vjeçari shqiptar në Itali

Më: 16 maj 2018 Në ora: 13:13
Itali

Një adoleshent shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në një aksident me motor të ndodhur në Milano të Italisë.

Viktima është një 17-vjeçar, i cili sipas asaj që shkruan Agjencia Italiane e Lajmeve “ANSA”, u përplas me një makinë ndërkohë që udhëtonte me motor.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:30 të të martës, në rrugën Parini.

I riu u dërgua me urgjencën në spitalin San Raffaele, por plagët ishin shumë të rënda dhe adoleshenti nuk mundi të mbijetonte.

Sipas ANSA, 17-vjeçari nuk kishte patentë dhe udhëtonte me një skuter të vjedhur më 13 Maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test