Diaspora shqiptare dhe ndërlidhja e saj me atdheun

Diaspora

Diaspora shqiptare dhe ndërlidhja e saj me atdheun

Nga: Baki Ymeri Më: 18 maj 2018 Në ora: 23:59
Diaspora shqiptare dhe ndërlidhja e saj me atdheun

Në Qeverinë e Kosovës në bashkëpunim me OJQ GERMIN, këto ditë u mbajt një debat i hapur me përfaqësuesit e diasporës. Panelin e diskutimit e drejtuan zotërinjtë Jahja Lluka-këshillar i Kryeministrit Zt. Haradinaj dhe njëkohësisht Kryetar i Komisionit Qeveritar për Vitin Mbarë-Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Znj. Liza Gashi, përfaqësuesja e OJQ GERMIN dhe ish Ministri i parë i Diasporës Zt. Ibrahim Makolli.

Në takim u diskutuan tema të rëndësishme për diasporën, për krijimin e mundësive për investime në Kosovë dhe shtetet shqiptare, për kthimin e trurit në Kosovë. U diskutua poashtu mundësia për përfaqësimin e diasporës përmes deputetëve në Kuvend.

Qeveria Haradinaj është shumë e përkushtuar që ndërmjet diasporës dhe institucioneve vendore të krijohen kushte të cilat do sjellnin rezultate në shumë fusha, e që do ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Poashtu,  pjesëmarrësit nga diaspora në debat u shprehën entuziastë dhe të hapur për bashkëpunim dhe investime në fusha të rëndësishme si kulturë, shendetësi dhe arsim.

Numri i mërgimtarëve tanë në diasporë është jashtëzakonisht i lartë. Roli i diasporës shqiptare ka qenë i madh, konstruktiv, produktiv dhe vendimtar në periudha kyçe, kur kombi ynë ishte në rrezikun e shfarosjes. Ishte diaspora shqiptare ajo që me mundin dhe sakrificën e saj ndihmoi në krijimin e dy shteteve shqiptare. (20 Maj 2018)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat