Horror në Itali, shqiptari i pret fytin me grykën e shishes ish-të dashurës

Diaspora

Horror në Itali, shqiptari i pret fytin me grykën e shishes ish-të dashurës

Më: 21 maj 2018 Në ora: 14:26
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një shqiptar ka tentuar t’i presë fytin ish-të dashurës së tij, po shqiptare.

Bëhet fjalë për një 40-vjeçar shqiptar, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, i cili pas debateve të shumta që ka pasur me ish-të dashurën e tij ka marrë një shishe të thyer dhe i ka prerë fytin në tentativë për ta vrarë atë.

Gruaja ka marrë plagë të shumta, nga njëri vesh në tjetrin, ndërsa ajo është dërguar në spital. Mediat italiane bëjnë me dije se doktorët i kanë bërë 50 qepje, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

E gjithë historia ka nisur kur 40-vjeçari ka filluar që të dashurën e tij ta shfrytëzojë për prostitucion. Por ajo ka refuzuar, duke i dhënë fund marrëdhënies që kanë pasur bashkë, ku edhe e ka nxjerrë nga shtëpia.

Veprimi i saj nuk është pritur mirë nga shqiptari, çka ka bërë të ndërmarr edhe veprimin ekstrem. Pasi e ka qëlluar, shqiptari mundi që të largohej nga vendi i ngjarjes pa ardhur policia, por jo për shumë minuta, pasi 40-vjeçari u vu në pranga.

Ka qenë viktima e cila e ka identifikuar autorin e ngjarjes, ku edhe i janë vënë prangat me akuzën vrasje e mbetur në tentativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat