Greqi/ Ekzekutojnë gabimisht bashkëvendasin e tyre, policia zbulon pas dy vitesh autorët shqiptarë

Diaspora

Greqi/ Ekzekutojnë gabimisht bashkëvendasin e tyre, policia zbulon pas dy vitesh autorët shqiptarë

Më: 24 maj 2018 Në ora: 07:43
Ilustrim

Policia greke ka bërë të mundur të zbardhë pas dy vitesh ekzekutimin e një 32-vjeçari shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 12 nëntor 2016, ku dy persona dolën nga një makinë dhe qëlluan tek një makinë tjetër, në brendësi të së cilës ndodheshin dy të tjerë.

Nga të shtënat me armë, u plagos drejtuesi i mjetit të dytë. Për fat të keq ai nuk ia doli mbanë, dhe ndërroi jetë kur po e transportonin për në spital. Pas një sërë hetimesh, policia greke ka dalë në përfundimin se autorë të këtij krimi kanë qenë dy shtetas shqiptarë, 31 dhe 32-vjeç, shkruan Zougla. gr.

Ata ishin nisur të kryenin një vrasje me pagesë, të porositur nga një tjetër shtetas shqiptar. Por objektivi nuk ishte drejtuesi i mjetit, por personi i ulur në vendin e pasagjerit.

Njëri nga autorët e vrasjes, 32-vjeçari, ndodhet në burg në Greqi, ku vuan dënimin për vepra penale që lidhen me trafikun e drogës. Ndërsa për 31-vjeçarin, që konsiderohet si ekzekutori, policia ka shpallur kërkimin si dhe ka nisur procedurat për nxjerrjen e urdhër-arrestit ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat