Cili është shqiptari që i preu fytin gruas së vet para të birit

Diaspora

Cili është shqiptari që i preu fytin gruas së vet para të birit

Më: 28 maj 2018 Në ora: 10:19
Itali

Policia italiane ka bërë të ditur emrin e shqiptarit që kreu një krim makabër para syve të djalit të vet 17-vjeçar, duke i vrarë me thikë të ëmën. Ai është Xhevdet Mehmeti, që pas një arratisjeje të shkurtër, ka vendosur të dorëzohet në Polici. Mehmeti vrau Elca Terziun, 52-vjeçe.

Elca Terziu banonte në në një apartament në rrugën Dante ne Piacenzza aty ku ajo u vra para dy djemve nga burri i dhunshëm.

Edhe në të kaluarën Policia kishte ardhur në atë shtëpi me numrin 35 pas debateve të ashpra dhe të dhunshme ndërmjet dy bashkëshortëve.  Elca ka përfunduar në spital në të kaluarën.

Burri që vrau gruan, 57-vjeçari Xhevdet Mehmeti, u arratis dhe pas një kohe të shkurtër, u dorëzua në Polici.

Pavarësisht dyshimeve për dhunë mizore mbi të dhe abuzime, gruaja viktimë tashmë e kishte mohuar gjithmonë dhunën e të shoqit dhe kishte deklaruar se plagët kishin qënë aksidentale.

Por situata u agravua shumë dje dhe hetuesit janë duke kërkuar dëshmi dhe prova se çfarë e shkaktoi atë krim aq brutal, së paku tre thikë në fyt në dy të djalit të tyre minoren.

Djali i vogël i çiftit, që ka qënë dëshmitar në vrasje, është marrë në rajonin e policisë për të dhënë dëshminë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat