Një takim që nuk harrohet në Bruksel

Diaspora

Një takim që nuk harrohet në Bruksel

Nga: HALIT ELSHANI Më: 7 qershor 2018 Në ora: 14:23
Tahir Zemaj

Bruksel, 2000. Promovimi i librit »Kështu foli Tahir Zema » të korronel Tahir Zema Idriz  Zeqiraj me lejoni tua rrefej një ngjarje për herë të parë qe ka ndodhë në Bruksel,2000-tën.Kishte ardhë tash i ndjeri kolonel Tahir Zema me promovue librin e vet:”Keshtu foli Tahir Zema”.

Takimi u organizue në shkollën fillore në Sentitjen të Skarbergut.Salla e madhe nuk i zente.Qe  të gjithë pothuajse ishin nga LDK-eja ,përveq meje e grues time. Hyrja ishte e lirë. Ndonse do shushuritën qe mos të me leshojnë më hye! Ne derë  ishte edhe një daj i shoqës i cili ua terhjeku verejtjën dhe në hynem!? Kisha vetem pak muaj qe kisha migrue ne Bruksel nga Gostivari ku ishim të strehuar për  afro tre muaj..Ky takim ishte shumë mirë i organizuar .Takimi im i parë me ta me ka bind dhe me vonë e kam përjetue kur janë krijue edhe partit tjera ketu në Belgjikë. Më i zeshmi ka qenë Gani Azemi, tani i ndjer.

Ai kishte kalue normat normale te sjelljeve, fliste shumë rend e pa rend. N’at stilin une dhe vetëm une ! Pas tij ishte Avdulla Demuka, ish shokë i klases. Bile me sulmonin pse po anoj ka krahu i luftës. Në prezntimin ai në mes tjerash tha:”Fatkeqesisht ky shoku im i klasës ishte më UÇK-ën.Sikur donin të më tregonin se po gaboja. Reagova rrept duke i thnë ulu, ulu se une jam këtu present, nuk ke nevoje ti të më prezentosh sqi don ti!

Por Abdullahi si Abdullah nuk kishte ndryeshue fare.Qyre tha a po e shef at ulun  duke ia thene edhe emrin, Smakaj ka qene ushtrues i Hashim Thaqit. Ishin mjaft të revoltuar për rrjedhat  e luftës dhe lenin përshtypje se kishin kalue ne ekstremitet. I vetmi njeri i qete dhe i arsyeshem ishte ish kryetari Smjal Bytyqi nga Istogu. Ishin në at truezë shumë veta, krejt antarësia-paria e LDK-ës, përveq meje  dhe Driart Elshani. Ishte kjo për mue një gjë e pa kryp, skandaloze, pjesëmarrjae një krahu. Te jesh kundër luftës, UÇK-es për mue ishte e pa parnueshme dhe më bënte edhe më kurreshtar qe të thellohëm edhe me shumë në këto paknaqesi.

Si ka mundesi shqiptarët të jene kunder ushtrisë, përkatesisht UÇK-ës, spaku ky ishte përceptimi im fillestar! Atëhere për mue ishin plotsisht të pa arsyeshme. Ishte fitue një farë përshtypje se pasi une po frekventoja ne Klubin Idrz Seferi se kam renë nënë ndikimin e tyre. Raportët në mes kesaj partie e klubit ishin jo të deshirueshme. Edhe klubët ishin pothuejse të ndara. Më gjithse organizatorët, përkatesisht udhëheqsit e klubeve i kishin klientat-antarët e vet, duke fillue qe nga rexhistrimi i këtyre klubeve. Një kohë kam verejt qe shkruhej ne derë, hyrja  vetem per antar të klubit. Me gjithse kjo më vonë nuk lente shumë përshtypje. Shqiptret, partit, asosacionët , gati të gjitha kishin klubin e vet, vendtakimin e përbashkët.

Asosacionët,  klubët aezbel ishin si organizime kulturore, pa tatim, pa  shpenzime detyruese,si asosacione jo profitabile Dhe te tjerat qe ishin komerciale dhe ato ishin ma të shtrejta.Bie fjala një kafe kushtonte një euro, ndersa në ato komerciale kushteonte 1.5 euro etj..Këto ishin të rregulluara më Ligje. Në një menyrë apo tjetrën mergimtarët ishin të ndar. Kjo nuk më ka pelqye. Kisha përshtypjën se organët kopetente e kishin më lehtë më përcjell mërgimtarët.Kjo ka qenë më e neveritshme nga ana e sherbimeve nga konzulata ish jugosllave.

Image
dr. Idriz Basha (majtas), Riza Budakova (në mes) e Halit Elshani (djathtas).

EKSKLUZIVE: LDK-eja e aso kohe kishte caktue profesor Fadil Hysa, rexhisorin e mirënjohur, antarin e kryesis se LDK-ës p^ër mradhanjët më jasht qe të beje ofrimin e mergatës në një asosacion të përbashkët dhe pas disa dit arrijti qe ti tuboj të gjitha organizatat në Belgjikë. Kjo ishte hera e parë në oksidant qe të bashkohët mergata . As një here gjerë më tani as kush nuk ka tentue  qe të unifikoj shqiptarët shumë të shpërndar dhe të ndar në oksidant.

Zgjodhi kryetarin dr . Idriz Basha, ish kryetar i shqiptarëve në mergatë siq i shkrunin athere shtypi në oksidant. A është Degoli shqiptar në Bruksel ? Por kjo nuk zgjati shumë nga se G.Azemi,  R.Sahiti dhe  M.Hoti nuk ishin zgjedhë, Musa falcifikuën proqesin dhe Gania e lajmron kryetarin  I. Rugovën, se nuk ben ai nga se është nga Shqiperia se gjoja  do kemi reagime nga ambasada ish jugosllave. Ja shqiptarët u ben bashkë siq trumbetonin Shqiperia e madhe.Shif librin Qeta e Brukselit I, Dukagjini 2007, Pejë.

Image
Z. Fadil Hysa (djathtas) dhe Riza Budaskova (majtas)

Me ju thenë të vertëtën ne shkonim në klubin Avdullah Kraishinca sepse ishte tv për të cilën gjë kishim shkue edhe me largë. Pastaj na kan prit dhe gostit gjithmonë gratis. Shfrytzoj rastin ti falenderoj nga zemra. Më vonë ndegjoheshin zera të ndryeshëm mos po mashtrohemi eventualisht ne, ardhacakët e rinjë dhe po ju bashkangjitemi! Një bashkëatdhetar, udhëheqës i Klubit “Idriz Seferi”fillimisht me morri dhe me shetiti deri të selia e Mbretit, pastaj edhe te shtepia e tij për një kafe. Qe nga ajo dit e deri sot, pra u ben gati 20 vjet nuk më ka ftue ma edhe pse shpesh rri më të në kafe “Flamuri” në Skarberg.Nje bashkëvendas më ofroj antarsim në LDK, me ofroj qe të antarsohem,por ne kishim halle tjera .Qeshtjën e partive ne veq e kishim tejkalue sa ishim në Kosovë. 

Une isha marrë më bamirësi, themelues i Shoqatës Nëna Tereze-Dega qyteti i vjetër në Prishtinë. Mu nuk me benin përshtypje nga se kishim një dozë zhgenjimi.Une kam qenë themeluës  në Degën e dytë në Prishtinë, andaj nuk e kam ndermend të merrëm më parti , meq edhe isha në moshë.Më vonë janë formue PDK-eja,AAK-eja,-Dorën në zemer këtë pritje nuk e kemi pasë në klubët tjera.Por le ti kthehemi takimit- promovit të librit në mjedisët e shkollës .Pasi hym siq thash më lartë u ulem në rendin e tretë. Në kryesi ishte Gani Azemi,Gani Geci, Tahir Zema etj.

Image
Procesverbali për bashkimin e forcave të organizuara gjithëshqiptare për veprim të përbashkët në Perëndim.

Ia dha fjlët koronelit Tahir Zema: Tahiri duel përpaa si triumfues, për anesh i rrinin dy djem nga Belajt qe jetonin në Anverpën. Të armatosur me shkorpionet zvicerane ,vjerr  krah e qafe mbshtët për gjoks! Në shtet të huaj. Dukeshin si kauboj nëpër  filma .Ato armë i kishin qit përpara në gjoks ,kishin dal para nesh.Mu më dukej se nuk shkonin: Qaforët(Zingjirët ) e trashë dhe të gjatë me shqiponjen dy krenare ne gjoks! As një here nuk me ka ra me qenë ne një takim të tillë, ku  folsi ne kembë me dy truproje përanesh ne dy krihët qendronin duke verejt publikun sikur të ishim ne të huajt! Boll të vogel ishin ata, Tahiri në mes tyre dukej edhe më i vogel. Takim zgjati prej më shumë se katër orë në këmbë.

Më bente përshtypje, o zot ku jemi? Në shtet të huaj qe mund të behët një gjë e tillë! Me leje apo ne përendim ska problem për këto skena triumfaliste. Ishte hera e parë e imja në një takim të tillë në megrim. Une në Kosovë kisha organizue shumë takimë të Shoqates Nana Tereze, pra kish një përvojë. Mendoja se kjo është demokracia e shteteve të përendimit!? As një polic i uniformuar i shtetit nikoqir. Ndoshta ka pasë ne tesha civile, axhent etj. Une isha ne cilsinë e gazetarit vullnetar. Në të vërtët u bera gazetar pasi nuk kisha se me çka të merasha. S’kishte punë as si mësues i matematikës qe isha, gjuhën frenge nuk e njifsh. Në një takim në IOM kerkova nga udhëheqsi qe të na sigurojnë punë, mos të hajmë bukë siq thuhët badihava. Aludoja në profesionin tim.

Përfaqesuesi i IOM-it z.Skenderi mu përgjegj:Z.Halit këtu nuk ka shansë te punoni n’arsim si prof.i matematikës.Të kisha syxherue të merresh më profesionin e dytë qe e ka pasë për zemër. Dhe nga ai moment vendosa qe të merresha më informim, gazetari, publicistikë. Kisha një përvojë ngase shkrueja nëpër revista profesionale e pedagogjike punime shkencore metodike nga lemi i didaktikës se matematikës si mentor i studentve n’at kohë.Nxorra fletët dhe lapsin e po shkruaj. I terë salla ne kembë duke rrah shuplaka.Një entuziazëm i pa parë, sikur në demostratat e vitit 1968,1981.

Nje vokshian nga familja e madhe Panxha nga Poqesta e Deqanit mu kish tek pse nuk po qohena edhe une si te tjerët në kembë.? Dorën në zemër ne mesin e te gjithë atyre ne kembë edhe nuk shifesha…Por ai ishte ne fund te rreshtit dhe kerkonte tu bashkangjitena duartrokitjeve. Ju drejtova me fletë dhe laps në dorë e i thash a po shef se po shkruaj, por më kot. Nuk shkruhët në kembë, me duhet banka, në të vertët ato ishin qe të gjitha banka të shkollës. Si dukët nuk deshironin as te shkruaja apo se bisha në sy të të gjithve duke mos u que në këmbë? Fjala e  kolonelit ishte sa madheshtore aq edhe shqetsuese për mu. Mu gajke shumë i madh, Hero edhe pse ai ishte trupshkurter kur mendoja se e kishte këthye  pushkën dhe kishte luftue kunder shkive, kishte udhëheq si komandant një betejë shumë të rendesieshme në Loxhë. Ai i kishte qit në librin e vet. A ka gjë ma të madhe se ta kesh përpara një guximtar, një komandant pa marr parasyesh se cilit krah i takonte..Flitej i Farkut, hala nuk e kisha vizionin e çartë për këtë formacion siq thuhej institucional.

Mu kujtohke beteja e Loxhes ,komandanti i saj para meje dhe shkatrrimi i tersishem i fshatit Loxhë. Kisha informata se dhendrri im punonte me te huajt si përkthyes dhe kur vinte na rrefente se në çfarë mase e kishin shkatrruar  shkiet terë fshatin! Rrafsh më tokë! Edhe bunarët i kishin mbush më kufoma! Atëhere isha hala në Prishtinë.Në një moment koloneli tha:Fjala fjalës:”Mue po me mallkojnë pse e kam leshue frontin”!? Pse e kam lan Ramushin vetun? Është ajo marraveshja e Hollbrukut më Millosheviqin qe i kishte kërkue-dhenë një muaj kohë për ta qetsue situatën, a në të vërtët pezr ta gjujzue -eleminue UÇK-ën (verejtja ime). Vazhdoj ai:”Kisha dal thot me 60.000 banor ne rrugë për ta leshue vendin . Une i morra edhe 12 vet te plagosurit e Ramushit.Në mesin e tyre edhe te vllajn e tij. Kjo fjalë me bëri të mendoja, befasueshëm: Njerëzit e plagosur të Ramushit! Dhe kët e ilustronte se sa human qe ishte. A thue kanë luftue bashkë dhe të njatin armik të përbetuar! Të Ramushit,…

Pak ma herët na sqaroj se si kur ishte caktue komandant, kishte pranue Ramushin për zavens të vetin. Pra kishin luftuar se bashku armikun e përbashkët. Këtu në Bruksel kam intervistue një shokë më emrin Daut i cili kishte pasë fatin më bartë më lese të plagosurit, në mesin e tyre edhe Enver Haradinajn.E kemi bartë në një lese deri në kufi, ka qenë rëndë i plagosur. Në at prezentim ai vaëhdoj :» Une nuk e kisha berë këtë ne krye timin.Tha korroneli !.Une kam qenë ne kontakt me eprorin tim, çdo tre orë.  Kam komunikue me telefon. Pra, zbatoja urdherin e komandës-kryekomandantin tim pa ia thenë emrin as një here..Pra ndodhesha  në fushë, nuk guxoja të vazhdoja për të dal në male dhe për ta kalue kufirin. Mu kujtue një vendas, dashamirë në Amerikë dhe e thirra: I thash se ku dhe si ndodhesha.Po frigohëm bombardimeve nga nalt, spo guxoj te nisëm? Isha duke lujtur mensh, kisha marrë një barrë të madhe mbi supët. Femijë, gra, pleq, burr te pa armatosur,…

Me tha prit deri sa të njoftoj une. U gezova pa masë. Pas tri orëve me thirri dhe me dha udhë: ”Je i lirë të vazhdosh! Ai ishte nipashi i tij qe gjithnjë nuk ia përmenke emrin. Ai kishte qenë atdhetari dhe veprimtari, bizismeni Hari Bajraktari. Kishte folë më Hollbrukin.Ai më Millosheviqin dhe i kishte lajmrue se nuk do kesh kurrfarë pengese gjatë terhekjës e lene më bombardimin nga lartë. Dhe u shlirova dhe vazhduem rrugën nëpër bjeshkë e male të Deqanit dhe të Rugovës deri në kufi më Malin e Zi e Shqiperinë. Pra edhe një here po u them se une as gjë nuk kam berë në kry në vete. Dhe më të vetrtët në bazë të kembnguljës dhe sqarimit të bente më kuptue se ai vunte nga ky sindrom qe sipas tij pa të drejt e ngarkonin shumë zera.

Është e vertët se  ne at takim kanë qenë edhe dy shoqerues. Pra ishte edhe një me mbiemrin Ymeri, emri i te cilit nuk me kujtohët Ai ka folë për rastin e vrasjes se vellajt mbi baza partiake. Ai rast ishte shokues dhe shumë befasues e sfidues.Une nuk kam pase njohuri dhe edhe sot nuk e kam te kjart se si ka ndodhë ,te ketë qënë apo nuk due te besoj ta ken berë shqiptarët mbi baza partiake. Këto ditë në Bota sot është duke vazhdue një felton  ku Ymer Ymeri rrefen për vllajn e ti prof.Haki Ymerin se si e paskan vozite me kerr të Qeveris Thaqi dhe e paskan likfidue! Se si paska kontaktue më Bllacën e shumë gjera tjera.

Tani ai pom dukët të jetë Bllaca II! Me ka befasue edhe fakti se Ymeri  kishte marrë një dhuratë, një pije alkoheloike.Nuk dija se çfar ishte por për mue nuk ishte bash e qelluar! E mbante në dorë, mbi bankën ku ishte ulur.Halli është hall, zori është dhembje, rrespekti është shah ne vehte!.Ju shum mire e kishi elaborue.Nuk e dij a ke qene apo jo ! Sidoqoft pajtohem se mbajtja e shenimeve, ditarëve mund te sherbejë se paku për ruajtjen e tyre dhe për mbamendje! Shoqeruesi tjeter ishte me i zeshem dhe fjalimi i tij, thirrja haptas kundër Hashim Thaqit nuk ishte ne njivel kombetar . Foli keq për “xharpin” për të cilin pseudonim nuk kisha njohuri.

-”Duhët të beheni të fortë si ne vllazerit qe jemi dhe. Ai rast ishte shokues dhe shum befasues e sfidues. Une nuk kam pase njohuri dhe edhe sot nuk e kam te kjart se si ka ndodh , te kete qene apo nuk due te besoj ta ken berë shqiptaret mbi baza partiake.

Arritja më të plagosur ishte shumë e rendë ; Me gjithat ne ja dolem dhe në kufi-zfr e kemi dorzue dhe më një kamion i kanë transferue për Shqiperi të gjith të plagosuit por edhe popullata më pak sharje e rrahje kanë hyp në mjete motoristike qe i kishte afrue qezveria e Malit të zi, përkatesisht Vukashin Marashi, ish minister i brendshëm. Tahi Zema ka qenë musafir i Vukashinit dhe për tri ditë, tek pasandej ka dal për Shqiperi.Këtë ma ak konfirmue një ish komandant i UÇK-ës, qe ndodhej apo sa kisht mbrri në Belgjikë.Ne theksonte ai, tani i ndjer mùbetëm shumë pak.

Ka ardhë NM dhe na ka rreshtue.Na ka pyet çfar arme keni një nga nje.Më këto pushkë dhe më ëtë municion nuk mundemi më berë as gjë,a ndaj gjuni dhe terhiquni edhe ju.Dikush edhe është terhjek bashkë më komandantin. Komandanti thuhej se ishte plagosur në kembë.Ne qe mbetëm e kemi formue njisitin e UÇK-s dhe ka vazhdue lufta.Është vra komandanti Selmani të cilin e kam njoft përsonalisht.At e kam pas aktivist të Shoqatës Nena Tereze dhe nepermes tij kemi formue Shoqtën –degën në Rugovë dhe po at ditë edhe Shoqtën e intelektualve rugovas.Heroi Selman na ka kthye drke në shtepine vellaut tij, të gjith nxanësve nga Prishtina qe kan marr pjese në at manefestim në krye me motrën Drita Sadrijaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat