“Mjafton edhe nëse na buzëqeshin”, refugjatja shqiptare rrëfen peripecitë e saj në Britani

Diaspora

“Mjafton edhe nëse na buzëqeshin”, refugjatja shqiptare rrëfen peripecitë e saj në Britani

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 13:40
Dëshira

Në kuadër të javës sensibilizuese për gjendjen e refugjatëve dhe për të kuptuar më mirë komunitetet, studentët nga Universiteti Bath Spa, përmes animimeve, tregojnë rrugëtimin e tyre të vështirë drejt Britanisë së Madhe.

Njëra prej tyre është edhe Dëshira, e cila la Shqipërinë dhe prej katër vite e gjysmë jeton në Bristol.

Kur mbërriti, ajo nuk fliste fare anglisht dhe u shpreh se kujtimet e saj të hershme rreth këtij vendi, ishin se njerëzit “kishin dhëmbë të bukur”

“Unë thjesht i shikoja dhe ata vetëm flisnin pa pushim, bla bla bla, e në fund unë thosha “Po”. Shumë njerëz nuk dinë asgjë rreth sistemit të azilit.

Ata nuk dinë asgjë rreth azil-kërkuesve apo refugjatëve. Mendoj se për shumicën nga ne, nëse njerëzit na dhurojnë një buzëqeshje dhe nuk na shikojnë si dikush që erdhi këtu për të marrë gjithçka nga ata, sepse ne nuk po e bëjmë këtë gjë”./Gsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat