Merr me qira furgonin frigoriferik, shqiptari kapet me 300 mijë euro drogë

Diaspora

Merr me qira furgonin frigoriferik, shqiptari kapet me 300 mijë euro drogë

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 11:53
Droga e gjetur

Një sasi prej 50 kg drogë marijuanë e fshehur brenda një furgoni frigoriferik të marrë me qira është sekuestruar nga policia italiane në Catania.

Në pranga ka përfunduar një 29 vjeçar shqiptar, Ervis Ismailaj, drejtuesi i mjetit. I marrë fillimisht në pyetje nga financierët, ai ka treguar shenja të qarta nervozizmi.

Kontrollet e mëtejshme në pjesën e pasme të furgonit bënë të mundur gjetjen e sasisë së drogës të ndarë në 5 qese. Lënda narkotike dyshohet se do të shitej tek konsumatorët në zonë, e cila do t'i sillte 300 mijë euro në shitjen me pakicë.

Shoferi shqiptari me banim në Aci Sant'Antonio (CT), u arrestua dhe u shoqërua për në Piazza Lanza në dispozicion autoritetit gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat