Deputetët e LDK-së takojnë kryesinë e LDK-së në Beneluks

Diaspora

Deputetët e LDK-së takojnë kryesinë e LDK-së në Beneluks

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 16:51
Foto nga takimi

Mbrëmë, kryesia e Deges së LDK-së për Beneluks, shtroj darkë pune për tre deputetët e LDK-së, z.Avdullah Hoti, kryetar i grupit parlamentar, z. Driton Selmanaj dhe z.Lumir Abdixhiku, deputetë.

Me këtë rast kryetari i Deges së LDK-së për Beneluks, z.Bahtir Kastrati në emer të kryesisë së LDK-së, lavdëroj punen e grupit parlamentar të LDK-së, që përkunder vështërsive,si opozitë po i mbrojnë me çdo kushtë interesat e shtetit të Republikes së Kosoves, duke mos lejuar të asnjë çast që për interesa të dikujt që është në pozitë, të bëhen kompromise në dëmë të shtetit tonë. 

Dhe zgjidhja ma e mirë për ta mbrojtur Kosoven nga e keqja që po i katandiset çdo ditë e më shumë, sipas z.Avdullah Hoti, do të ishte shkuarja në zgjedhje të parakohshme, dhe pas mandatit që do të merr LDK nga këto zgjedhje, do të zgjidheshin një varg problemesh, me të cilat po ballafaqohemi.

Vetëm LDK është e aftë dhe me përvojë që ta avancoj Kosoven drejt integrimeve euro-atlantike. Kjo shumë shpejt do të vertetohet në praktikë..

Në diskutime u inkuadruan edhe dy deputetet tjerë prezent në këtë darkë pune, si dhe anëtarët e kryesisë së LDK -së, Dega për Beneluks.

Remzi Azemi,  zëdhënës i Degës së LDK-së për Beneluks.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat