Detajet e reja, pse i vunë tritol në shtëpi emigrantit shqiptar në Belgjikë

Diaspora

Detajet e reja, pse i vunë tritol në shtëpi emigrantit shqiptar në Belgjikë

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Detaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi me tritol që ndodhi në një banesë dje në Zejmen të Lezhës.

Siç njoftoi edhe policia, shënjestra e sulmit ishte banesa në pronësi të shtetasit Albert Hasani, i cili aktualisht jeton si emigrant në Belgjikë.

Burime për ‘News24’ bënë me dije se ka dyshime që shkak i ngjarjes mund të një konflikt pronësi, pasi banorët e zonës pretendojnë se ai nuk e ka ndërtuar banesën në tokën e vet.

Pavarësisht këtyre dyshimeve, policia po vijon hetimet në disa pista, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë person të identifikuar për ngjarjen.

Ndërkohë, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Shpërthimi me tritol, ku lënda plasëse ishte vendosur në një cep të shtëpisë, shkaktoi panik tek fqinjët e banorët e fshatit Zejmen. Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat