Shqiptari në Itali dorëzohet në polici pasi sulmon çiftin e moshuar: Kam vrarë një njeri. Emri

Diaspora

Shqiptari në Itali dorëzohet në polici pasi sulmon çiftin e moshuar: Kam vrarë një njeri. Emri

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 22:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për tentativë vrasje. Në pranga është vënë Artur D. 46 vjeç, i cili ka sulmuar një çift të moshuar në Vittuone të Milanos mëngjesin e kësaj të shtunë.

Siç raporton “Corriere della Sera”, në kulmin e një debati, 46-vjeçari ka goditur me grushte gruan e më pas ka shtyrë të shoqin e saj, i cili ka rënë nga shkallët duke përplasur kokën në dysheme dhe duke humbur ndjenjat.

Në këtë pikë, i bindur se e kishte vrarë, Artur D. shkon në stacionin e karabinierëve të Sedriano-s.

“Kam vrarë një njeri”, raportohet të jetë shprehur para efektivëve.

Tashmë, shqiptari ndodhet nën arrest nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. I moshuari u transportua në spital në gjendje të rëndë, ashtu si edhe e shoqja e cila është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Artur D. raportohet se ka precedentë të mëparshëm penalë për dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij. Paraditen e sotme, ai shkoi në pallatin në rrugën “Nino Bixio”, ku kishte jetuar deri para disa muajsh. Aty jetonte ende djali i tij dhe pikërisht 46-vjeçari shkoi për ta ndihmuar me shpërnguljen që i biri po planifikonte.

Teksa zbriste plaçkat poshtë pallatit bashkë të birin dhe nipin, takoi çiftin e moshuar, ish-fqinjë të tij.

Dy familjet kishin pasur mosmarrëveshje në të kaluarën.

Takimi mes ish fqinjëve çoi në një sherr mes tyre që për pak u kthye në tragjedi. Raportohet se djali i 46-vjeçarit ndërhyri për të shuar gjakrat, megjithatë nuk arriti të ndalonte verimet e dhunshme të babait.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat