“Edhe 100 të thithme!” Torta me kokainë ‘merr në qafë’ shqiptarin

Diaspora

“Edhe 100 të thithme!” Torta me kokainë ‘merr në qafë’ shqiptarin

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 20:13
Tek torta shkruhej “Edhe 100 bihpe”, duke nënkuptuar edhe 100 të thithura të tjera (kokaine).

Rasti i fundit flagrant i kapjes së emigrantëve shqiptarë është thuajse i pabesueshëm... në ditën e tij të ditëlindjes torta që i vjen në shtëpi është e “zbukuruar” me euro, karta krediti dhe kokainë!

Ngjarja e paprecedent ka ndodhur në një qytezë të Italisë në Terrano. Rastësisht policia ka vënë re një tortë që imitonte një valixhe me para, euro, karta krediti e kokainë. Tek torta shkruhej “Edhe 100 bihpe”, duke nënkuptuar edhe 100 të thithura të tjera (kokaine).

Kaq ka mjaftuar që policia të niste interesimin për destinacionin e tortës, për të mësuar se kush ishte porositësi dhe marrësi i saj. Me të gjetur adresën e “marrësit”, policia ka shkuar në shtëpinë e atij që kishte ditëlindjen. Surpriza i dedikohej një shtetasi shqiptar, i cili rezultonte se ishte i njohur me precedentë penalë pikërisht për drogën.

Media loka shkruan se shqiptari ndodhej në arrest shtëpie dhe për shkak të tortës është thirrur për të dhënë shpjegime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat