Vatra, e shqetësuar me retorikën e korrigjimit, ndryshimit apo këmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

Diaspora

Vatra, e shqetësuar me retorikën e korrigjimit, ndryshimit apo këmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 13:28
Vatra e Shqiptarëve të Amerikës,

 Vatra e Shqiptarëve të Amerikës, që për më shumë se një shekull ka qenë avokatja e sigurimit dhe ruajtjes së integritetit Kombëtar, e konsideron të rrezikshëm hapjen e debatit për korrigjim kufijësh apo shkëmbim territoresh me Serbinë.-

Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” po i ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Kosovë. Vatra ndjehet e shqetësuar për retorikën e rrezikshme dhe deklaratat e kohëve të fundit rreth  “Shkëmbimit të territoreve”, “ndryshimit të kufijëve”, apo “korrigjimit të kufijëve” të saj me Serbinë. 

Vatra e Shqiptarëve të Amerikës, që për më shumë se një shekull ka qenë avokatja e sigurimit dhe ruajtjes së integritetit Kombëtar, e konsideron të rrezikshëm hapjen e debatit për korrigjim kufijësh apo shkëmbim territoresh me Serbinë. Këto deklarata, që kanë për ideator Presidentin Aleksandër Vuçiç të Serbisë, dhe promovues Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, nuk bëjnë gjë tjetër veçse vënë në dyshim integritetitin dhe sovranitetin e Kosovës, frenojnë procesin e konsolidimit të shtetit të ri të Kosovës,pengojnë realizimin e marrëveshjeve të deritanishme të palëve; i japin kohë Serbisë të promovojë destabilizimin e dhe të vëjë në dyshim ardhmërinë e shtetit të ri të Kosovës.

 Të hapësh kapitullin e ri të kufijëve, ndërkohë që faktori ndërkombëtar i quan të paprekshëm kufijtë e Ballkanit dhe kërkon rezultate në tavolinën e bisedimeve, është jo vetëm humbje kohe, por edhe braktisje të interesave kombëtare shqiptare. E humbur në këtë rast është vetëm Kosova, që për të përfshirë në kufijtë shtetëror trevën etnike shqiptare të Luginës së Preshevës me rrethina, duhet të sakrifikojë tokat shqiptare të veriut të vet të populluara nga shumica serbe-Kosova, sipas kësaj retorike, Kosova jep toka shqiptare dhe merr toka shqiptare! Vetëm naivët mund të promovojnë ide të tilla të rrezikshme. 

Federata Vatra mbështet deklaratën e Departamentit të Shtetit Amerikan, ku i është i bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit, "Që të shmangin retorikën negative dhe të punojnë së bashku për një marrëveshje që siguron qëndrueshmëri për të dyja vendet dhe rajonin”.

Për Vatrën është e papranushme edhe HESHTJA e Tiranës zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat