Dënohen në Britani nënë e bir shqiptarë

Diaspora

Dënohen në Britani nënë e bir shqiptarë

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 07:14
Suzana Sokolli dhe Xhino Mata

Një 57-vjeçare shqiptare dhe djali i saj 24 vjeç janë dënuar nga gjykata në Britani për kontrabandë parash.

Suzana Sokolli dhe Xhino Mata u munduan të nxirrnin nga Britania e Madhe mbi 40 mijë paund. Ata u ndaluan më 5 Prill të këtij viti në makinën e tyre “Volkswagen Golf” në Portin e Doverit.

Me të arritur në port, ata u pyetën nga oficerët nëse kishin para me vete. Mata tha se kishte 7  mijë paund dhe kaq mjatoi për autoritetet të nisnin një kontroll në makinën e tij.

Ata gjetën në çantën e tij të dorës tufa parash të futura në geta. Ndërsa e ëma e tij kishte lidhur në bel një sasi të tjera parash.

Suzana pretendoi se paratë ishin kursimet e saj të jetës dhe se shpresonte që me to të niste një jetë të re dhe të hapte një biznes. Sipas saj, ajo i kishte marrë me vete paratë sepse ishte vjedhur me parë dhe mendonte se në këtë mënyrë do të ishin më të sigurta.

Pas përfundimit të numërimit rezultoi se bëhej fjalë për mbi 40 mijë paund që ishin përfituar nga aktivitete të paligjshme.

Nënë e bir u dënuan më 5 Shtator pasi u shpallën fajtor për tentativë largimi nga vendi me shuma të mëdha parash. Suzana Sokolli do të vuajë tre vjet burg, ndërsa Xhino Mata 3 vjet e 6 muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat