Shpëtoi fëmijët gjatë përmbytjes, heroit shqiptar në Francë i jepet leja e qëndrimit - Bota Sot
Shpëtoi fëmijët gjatë përmbytjes, heroit shqiptar në Francë i jepet leja e qëndrimit

Diaspora

E premte, 21 shtator 2018

Shpëtoi fëmijët gjatë përmbytjes, heroit shqiptar në Francë i jepet leja e qëndrimit

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 07:51
Florim Shehu

Florim Shehu është kthyer në një hero të dytë në Francë për kurajon që tregoi duke shpëtuar dy famijle fqinje që rrezikoheshin të mbyteshin për shkak të rritjes së nivelit të ujit nga përmbytjet që përfshinë rajonin e Mayenne-s gjatë fundjavës që lamë pas.

Në fillim u kujdes për fqinjin dhe dy fëmijët të tij të cilët ishin të bllokuar në banesën e tyre për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Ai i mori dhe i strehoi në apartamentin e tij një kat më lart.

Më pas një telefonatë e djalit të një fqinji tjetër e alarmoi. Ai jetonte në Paris, por familja e tij ukrainase e cila jetonte në komunën e vogël të Changé ishte në telashe.

Florim shkoi të ndihmonte dhe ata. Prindërit dhe një grua të re të cilët jetonin në katin përdhesë që ishte i mbushur me ujë. Dera ishte e mbyllur dhe u duhej të dilnin nga dritaret.

“Është heroi ynë” thonë fqinjët për shqiptarin nga Kosova.

Florim humbi makinën në ngjarjen e së dielës. Ai jeton prej tre vitesh në Francë ka aplikuar për azil në  prefekturën e Mayenne-s por ende nuk ka marrë përgjigje, përcjell tv1-channel.tv. Kjo është historia e dytë pas Mamoudou Gassama, djali i cili u bë hero pasi  duke u kacavjerrë deri në katin e katërt arriti të shpëtonte jetën e një fëmije, shkruan France 3.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test