Prokurori i Antimafias: Mafia shqiptare dhe ajo nigeriane, dominojnë në Itali

Diaspora

Prokurori i Antimafias: Mafia shqiptare dhe ajo nigeriane, dominojnë në Itali

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 19:08
Prokurori i Antimafias Italiane, Federico Cafiero de Raho

Prokurori i Antimafias Italiane, Federico Cafiero de Raho tha sot se “Mafia nigeriane dhe ajo shqiptare, janë ndër më të pranishmet në territorin Italian, mbi të cilët hetojmë me imtësi”.

Deklarata u bë në komunën Casal di Principe, në ceremoninë e dhënies së titullit ‘Qytetar Nderi’

“Ndaj mafias nigeriane e mafias shqiptare është përqëndruar vëmendja e hetimeve me tona.Mafia shqiptare, vepron në pozitë të barabartë me klanet mafioze italiane me të cilat bën biznes për të administruar së bashku trafiqet ilegale.- tha ai.

Prokurori Italian u shpreh më tej se kontrabanda e cigareve, e drejtuar nga mafie te huaja, ka nisur të aktiviziohet në territorin Italian, dhe kjo nuk duhet nënvlerësuar theksoi më tej ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat