Në Gjermani Lobi Euro-Atlantik Shqiptar feston me madhështi vitin jubilar të Skënderbeut

Diaspora

Në Gjermani Lobi Euro-Atlantik Shqiptar feston me madhështi vitin jubilar të Skënderbeut

Nga: Petrit Aliaj Më: 14 tetor 2018 Në ora: 22:39
Pamje nga manifestimi në qytetin Lorrach të Gjermanisë

 

Me 6 Teor 2018 në pallatin e sportit Tumringen në qytetin Lorrach të Gjermanisë u festua me madhështi jubileu i 550 vjetorit të heroit tonë kombëtar Gjergj K.Skënderbeu.

Një jubile i cili përngjan me një himn që i bëhet figurës dhe veprës së merituar e të pa arritëshme të Gjergj Kastriot Skënderbeut, atit tonë  sundimtar të Shqipërisë i cili frymëzoi me dashuri e hijeshinë e veprës së tij të gjithë shqiptarët.

Pjesëmarrja e gjërë në këtë aktivitet, ishte një tjetër tregues i prestigjit dhe autoritetit të kësaj organizatë e cila po rritet ditë për ditë me degët e saj të shtrira në Gjermani,Zvicër,Francë Norvegji,Belgjikë,Itali(Milano e Cosenca )dhe në Greqi, e së afërmi edhe në Kroaci ,Slloveni e Angli për të kaluar shumë shpejt në kontinentin Amerikan e atë Australian.

Me shumë interes u përcoll përshëndetja e z Shukri Ymeri ,kryetar i kësaj organizate i cili shpalosi axhendën e aktivitetit të Lobit E.A.SH i themeluar me 16 dhjetor 2016 në Gjermani .Aktivitet i cili për shtrirjen kohore ka arritur rezultate mjaft pozitive në sajë të punës intensive për zgjerim e bashkëpunim me të gjitha llojet e organizimeve shoqërore në mbarë diasporën Shqiptare e istuticionet për politikën e jashtëme ,zhvilim e integrim në B.E.si edhe ato të shteteve Shqipëri,Kosovë e Maqedoni.                                                                                                                                                          

Me këtë rast në emër të qeverisë së Rep.së Kosovës përshëndeti zj. Makbule Shkodra, zv.ministre e zhvillimit rural. Nga Lugina e Preshevës përshëndeti përfaqësuesi i saj z.Ragmi Mustafa,ndërsa në emër të komunitetit shqiptar në Mal të Zi,përshëndeti kryetari i komunës së qytetit të Ulqinit z.Loro Nrekic.

Tematika e programit u pasua me referatin për Skënderbeun “Simbol i bashkimit të shqiptarëve dhe mbrojtës i qytetërimit Europian nga perandoria Turke” mbajtur nga z Klodian Pasku ,dr në histori e zv,kryetar i Lobit E.A.SH.për degën Itali.

Për rolin dhe objektivat e LOBI-t E.A.Shqiptar,foli zëdhënësi i kësaj organizate z.Skënder Musliu e njëkohësisht edhe n/kryetar për degën e lobit E.A.SH.në Belgjikë.

Me tej,në emër të Federatës së Shoqatave Arbëreshe(F.A.A) ,presidenti i saj prof. Damiano Guagliardi i cili drejton njëkohësisht edhe degën e Lobit E,A.SH për Kalabrinë,përshëndeti të pranishmit dhe organizatorët për kremtimin e kësaj ngjarje të shënuar për popullin shqiptar e sigurisht edhe për ne Arbëreshët e Kalabrisë,mbasi Skënderbeu mbetet,legjendari e strategu i të gjitha kohërave e padyshim, ikona e unitetit të shqiptarëve”.

Në referatin e tij me titull “Gjuha Shqiptare Baza Kryesore e Pasurisë Etniko –Kulturore”prof.Antonio Alfio Moccia ,historian,shkrimtar dhe autor këngësh nga Kalabria i bëri një pasqyrim letrar gjuhës sonë e cila sikurse edhe gjithë gjuhët e tjera,tregon identitetin e një kombi.

Ai i bëri një përshkrim fenomeneve politiko-shoqërore që lindin në emigrim e ndryshimet demografike,sociologjike e historike. Procesi i globalizmit- shpjegoi prof. Alfio,-është duke ndikuar fuqishëm në shumë gjuhë dhe kultura botërore,e së këndejmi dhe në gjuhën shqipe..mbasi po shikojmë se në mesin e shqiptarëve po mungon kujdesi dhe vetëdija për ta mbajtur të gjallë atë e për ta pasuruar me fjalë e terma të rinj që do t'u përgjigjeshin nevojave të kohës por pa huazime.

Nga Zvicra për të kremtuar këtë ditë të veçantë kishte ardhur edhe ambasadorja e Rep.së Kosovës zj. Nazane Breca e cila në përshëndetjen e saj cilësoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit me organizatën e Lobit .E.A.SH. si faktor i lobimit për identitet,unitet e zhvillim. 

Një tjetër studjuese e përkthyese e gjuhës së vjetër gjermane dhe asaj vulgare Italiane zj,Frida Vokopola,në përshëndetjen e saj foli për të rejat e zbulimeve në fushën e albanologjisë duke iu referuar kërkimeve të përbashkëta me të shoqin z.Albert Gjoka në bibliotekat e akademive të shkencave në Stokolm ,Vienë,Berlin etj,e në vijim për botimet e fundit mbi gjuhën shqipe,jetës dhe veprës së heroit tonë Gj,k,Skënderbeu,etj.                                                                                                                                                                                                                                                       

Edhe gazetari i R.T.K, zoti Shaban Arifi, në përshëndetjen e tij i bëri një ekspoze figurës dhe rolit të Skënderbeut në marëdhëniet e tij diplomatike të kohës me vendet perëndimore.

Ndërsa nga Greqia,rapsodët e grupit “Zëri i Vendlindjes”Bardhok Ndoci dhe Kujtim Kola u duartrokitën për këngët e tyre me çifteli e sharki të pasuar nga zëri meliodioz i këngëtares Hidajete Myftari .                                                                                                                                                                                                                                                                                                                

--Në vazhdim përshëndeti edhe kryetari i degës më të re të Lobit E.A.SH.për Greqin, z.Arben Cani i cili drejton njëkohësisht edhe organizatën më të madhe të emigrantëve shqiptarë me qëndër në Athinë.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                

 Në përshkrimin tim nuk mund të lë pa cituar pak,katër“Shqiponja”katër fëmijë të një nënë heroinë e cila i edukon e i mëson gjuhën shqipe e artin e vallzimit një brezi i cili ka lindur në Itali, e kjo nënë është zj.Drita Gega Qokaj që ka udhëtuar gjithë natën nga Italia,për të na sjellur në këtë ditë të bukur festive,emocionet e valleve epike shqiptare.                          

Në vazhdim edhe grupi i valleve “Drita”nga Zvicra i përbërë me të rinj e fëmijë të cilët kërcenin si flutura shumë ngjyrëshe, aq sa elektrizuan sallën e mjaft prej pjesëmarësve kërcyen së bashku vallet tona tradicionale.                                                                                                                                                                                                                                                                                 

Si pjesëmarrës në këtë aktivitet,unë dua të falenderoj një nga organizatorët e këtij manifestimi zotin Sutki.Z.Hulaj për aftësinë e tij në mobilizimin e të gjitha forcave e resurseve që duheshin për të realizuar këtë manifestim dinjitoz.    

 Në fund,mbas ndarjes së çertifikatave të mirënjohjes nga kryetari i Lobit E.A.SH.z Shukri Ymeri për disa aktivistë,bashkëpuntorë e krijues,dr. Marsela Koçi si drejtuese me shumë eksperiencë të përftuar në jetën artistiko –kulturore të Milanos,e njëkohësisht edhe kryetare e Lobit E,A.SH për Italin,ftoi të pranishmit për të vizituar ekspozitën e punimeve në pikturë të afruar nga antarët  e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistët Shqiptarë në Itali(L.SH.A.SH.I)Arjan Shehaj,Klodian Pasku,Viola Fusha,Renato Çalaj,si edhe këndin e librave nga shkrimtarët e poetët ;Myftar Gjonbalaj,Lumturie Plaku,Syl Arifi,Skënder Lazaj,Kol Beci,Trandafile Molla,Albert Gjoka e Frida Vokopola.Me këtë rast dega e Lobit E.A.SH për Italinë, shpërndau 50 abetare falas.                                                                    

Ngjarja u rregjistrua nga R.T.Kosovës dhe R.T. Maqedoni.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat