Nëse dëshironi t’i humbni dy kilogramë për katër ditë, atëherë provojeni këtë dietë

Dieta

Nëse dëshironi t’i humbni dy kilogramë për katër ditë, atëherë provojeni këtë dietë

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 22:23
Ilustrim

Dietat që bazohen në uri nuk japin rezultate afatgjata, sepse kilogramët e humbur kthehen shpejt.

Provojeni dietën laramane, e cila jep rezultate të mira. Mjafton që t’i ndiqni ngjyrat sipas ditëve dhe t’i konsumoni këto shujta të balancuara mirë.

DITA E BARDHË

Kafjalli: Frape nga dy decilitra qumësht me pak yndyrë dhe me 2 banane

Zamra: 1 banane

Dreka: Krem supë nga kërpudhat, filetë pule e pjekur në skarë dhe një fetë buke integrale

Darka: Makarona me djathë

DITA E VERDHË

Kafjalli: Frape nga 2 decilitra qumësht soje dhe një fetë pjepri

Dreka: Krem supë nga kungulli, oriz me mish viçi

Darka: Omëletë nga specat e verdhë

Zamra: 1 grejpfrut

DITA E GJELBËR

Kafjalli: 1 fetë buke të thekur, pashtetë nga tuna, një filxhan me çaj të gjelbër

Dreka: Supë nga brokoli, një fetë buke të thekur

Darka: Dy pjesë mishi të bardhë të pulës, sallatë e gjelbër

Zamra: 1 mollë e gjelbër

DITA E KUQE

Kafjalli: Frape nga 2 decilitra qumësht dhe 250 gramë mjedra (bën të jenë edhe të ngrira)

Zamra: 1 grusht me pemë me lëvozhga

Dreka: 2 speca të kuq të mbushur, një fetë të bukës integrale dhe një sallatë me domate

Darka: Makarona me salcë të domateve dhe me djathë parmezan, një filxhan me çaj nga hibiskusi

Ky regjim i të ushqyerit nuk është i vështirë pasi që e përjashton mundësinë e urisë transmeton gazeta Kosova Sot. Nëse gjatë një dite në tavolinë keni ushqime të vetëm një ngjyre, do të hani shumë më pak dhe do të liroheni shpejtë nga kilogramët e tepërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat