Lëngu me tre përbërës për të humbur peshën e tepërt

Dieta

Lëngu me tre përbërës për të humbur peshën e tepërt

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 16:32
Lëng me tre përbërës për të humbur peshën e tepërt

Lëngjet natyrale janë shumë të përdorshme për shkak se ata ndihmojnë në humbjen e peshës në mënyrë të shëndetshme, pa pasur nevojë të privoni veten.

Karakterizohen nga kalori të ulëta, vitamina, minerale, antioksidantë dhe vlera të tjera ushqyese që mbështesin një dietë për humbje peshe.

Ju paraqesim një recetë të shijshme me lëng karotash dhe portokalli që do t’iu ndihmojë të humbisni peshë shumë shpejt.

Tani që dini përmbajtjen dhe përfitimet e tyre, ju njohim me hapat e përgatitjes.

Përbërësit:

– 2 portokallie

– 2 karota

– 200 ml ujë

– 1 tufë majdanoz

Përgatitja:

Pastroni dhe shpërlani gjethet e majdanozit.

Karotat dhe portokalliet pritini në feta mesatare. Shtoni në blender karotat dhe gjethet e majdanozit.
Më pas në të hidhni ujin dhe lëngun e shtrydhur të portokallieve.

Lërini të përgatiten në blender për disa minuta që të kombinohen të gjithë përbërësit.

Shërbejeni në moment me kube akulli. Duke shtuar këtë lëng në dietën tuaj të përditshme, ai do të rrisë metabolizmin tuaj dhe do t’iu ndihmojë të digjni shumë kalori.

Rekomandohet të pihet me stomakun bosh për të rritur efektet e tij të dobishme.

Shënim: Keni kujdes që ta konsumoni në formën e shtojcës dhe jo duke e zëvendësuar atë me një ushqim të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat