Doni të humbni peshë? Sekreti tek…

Dieta

Doni të humbni peshë? Sekreti tek…

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 17:51
Ilustrim

Është një e vërtetë e madhe që disa dieta funksionojnë më së miri për dikë dhe i njëjti regjim nuk bën asgjë për dikë tjetër. Por çfarë duhet të bëjmë që të gjejmë dietën e duhur për kërkesat personale për ushqim?

Një analizë gjaku dhe feçe shumë shpejt do të jetë çelësi i një humbje në peshë të personalizuar. Studiuesit në universitetin e Sidnejit, “Charles Perkins Centre” kanë zbuluar se kur siguroni informacionin e duhur, mund të krijohet një dietë optimale për çdo person.

“Ajo që na pëlqen tani është se “nëse bëni këtë, dieta do ju ndryshojë bakteret dhe mund të personalizoni dietën tuaj. Nëse vendosni të dhënat e mikrobiomës së një personi dhe biokiminë në një kompjuter, do të jeni në gjendje të përcaktoni sheqerin në gjak pas një vakti”, thotë profesori Andrew Holmes, një nga studiuesit.

Ai thotë gjithashtu se gjetja e mikrobiomës së duhur është çelësi i shëndetit të mirë.

“Shpjegimi i thjeshtë është se kur hamë në një mënyrë që inkurajon bashkëpunimin mes trupit dhe baktereve ne arrijmë një mikrobiomë të mirë. Por nëse ne hamë në një mënyrë që nuk kërkon bashkëpunim, i jep mundësinë baktereve të bëjnë çfarë duan dhe nuk do keni rezultate për humbjen në peshë”, shton ai.

Kërkimet mbi analizën e feçes janë kryer fillimisht tek minjtë, ku u gjet një balancë e drejtë mes karbohidrateve dhe proteinave, dhe ky është çelësi për një organ tretje të shëndetshme. Në përgjithësi punojnë mirë dietat me nivel të ulët proteina dhe nivel të lartë të kompleksit të karbohidrateve.

Pasi u analizuan 858 minj, të cilët janë ushqyer me 25 dieta të ndryshme për të gjetur kombinimin e ushqimit më të mirë, studiuesit zbuluan se dietat me nivel të lartë karbohidratesh janë më të predispozuara të krijojnë një ndërvperim pozitiv me bakteret e zorrëve.

Por teksa studimi vazhdon, ka një sërë kërkimesh klinike që po ndodhin. Ndërkohë, profesori Holmes beson se analiza e feçes është kyçi për të kuptuar se “çfarë është e mirë tek një person, mund të jetë e keqe në një person tjetër”.

“Disa njerëz mund të kenë një nivel të lartë sheqeri në gjak pas vaktit me bukë, ndërsa të tjerë mund të mos kenë asgjë”, vijon Holmes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat