Rëndësia e dietës për qarkullimin e gjakut

Dieta

Rëndësia e dietës për qarkullimin e gjakut

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 11:32
Ilustrim

Një qarkullim i mirë i gjakut dhe enë të tonifikuara dhe elastike, që ndihmojnë në zvogëlimin ose eliminimin e mbajtjes së celulitit, varen edhe nga ushqyerja e mirë.
Dieta bazohet më tepër në konsumimin e makaronave, bukës, sheqernave të thjeshta, yndyrave të ngopura, që janë shkaktaret kryesore të acidozës, një gjendje e tepërt e toksinave në gjak, qe çon në zhvillimin e shumë problemeve: nga celuliti ne mbipeshë.
Frutat dhe perimet, të pasura me minerale, vitamina dhe antioksidante, janë të nevojshme për një gjak të paster dhe për parandalimin e pjesës më të madhe të semundjeve.

Vena të shëndetshme dhe këmbë të holla, duke ruajtur ekuilibrat
Shkaku kryesor i acidozës lidhet kryesisht me konsumin e tepërt të ushqimeve të tharta, që jo gjithmonë zbulohen nga shija (shpesh nuk janë aspak të tilla), sepse efekti thartues kompensohet pjesërisht nga konsumi, në të njejtën kohë, i ushqimeve me veti bazike. Por kjo është e vërtete deri në një sasi të caktuar, kur konsumojmë ushqime të tharta. Problemi më i madh është se shumica e njerëzve konsumojnë ushqime të tharta. Kështu është shumë e rëndësishme që në dieten e përditshme në masën e konsumit të frutave dhe perimeve – ushqime me veti bazike – sepse jo vetëm që largojnë substancat e panevojshme, por pastrojnë edhe gjakun.

Frutat e gjelbra të Karaibeve përmbajnë me shumë vitamina dhe janë më të shijshme se bananet (këtu përfshihet edhe avokadoja) dhe ndihmojnë në mbajtjen ulur të presionit të gjakut. Toksinat në gjak shkaktohen kryesisht nga ngrënia e ëmbelsirave me shumë sheqer, yndyra, alkooli dhe duhani.

Antiacidet natyrore: vitaminat
Mungesa e vitaminave dhe e mineraleve është një tjetër faktor i rëndësishem acidifikimi.
Sasia shumë e madhe e acideve i detyrohet shpërbërjes jo të plote të ushqimeve gjatë tretjes.
Që këto transformime të kryhen rregullisht, janë të nevojshme vitaminat dhe elementet që kanë si detyrë aktivizimin e enzimave, të cilat bëjnë të mundur zhvillimin e reaksioneve kimike.

Pa vitaminat dhe mineralet, enzimat nuk funksionojnë, reaksionet nuk arrijnë të perfundojnë dhe formohen metabolite (mbeturina) acide. Që procedurat e rafinimit dhe proceset e ruajtjes, si dhe ato të pergatitjes së ushqimit të mos varfërojnë vlerën e vitaminave dhe të mineraleve, duhet të zgjidhni gjithmonë ushqime të freskëta, organike që gatuhen shpejt. Kjo është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e konsumimit të ushqimeve “pa vlera” dhe të thartuara. Për shembull, zarzavatet me ngjyrë jeshile të errët janë  burim i padiskutueshëm dhe shumë i çmuar vitaminash, ndaj është shumë e rëndësishme ta ushqejmë organizmin kur është nën presion.

Duke qenë se vetëm ushqimi nuk mjafton në eliminimin e toksinave, mund të bëni në menyrë konstante edhe aktivitet fizik, të pini lëngje frutash të freskëta në mengjes, të konsumoni siç duhet vaktet, por pa e tepruar, gjatë gjithë ditës (duhen ngrënë në rregull të pesta vaktet). Duke ndjekur këto rregulla ju ndihmoni që niveli i sheqerit në gjak të mbetet konstant, sepse, kur ulet niveli glicemik, energjitë mendore, psikike dhe emocionale janë të prirura të zvogelohen, duke i lënë rrugë të lirë stresit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat